• |
ide | kryesore

Tendencat e çmendura të vipave gjatë viteve 2000

-Instant, Paparazzi, Slider



Vitet 2000 mund të quhen periudha më e keqe në historinë e modës. Sa më shumë që studiojmë këtë dekadë, aq më të bindur jemi se tendencat e atyre kohërave janë krijuar vetëm për t’i bërë gratë të duken jo bukur. Përndryshe si mund të shpjegohen këto veshje aspak në sinkron me njëra-tjetrën? Gjithsesi, teksa kthehemi pas në kohë ndjejmë nostalgji, por reflektojmë të mos i rikthehemi edhe një herë atyre kohërave.

Pantallona të lidhura
Lidhëse në vend të zinxhirit? Jo më. Dikur kjo veshje konsiderohej tendencë, sepse e kishte veshur vetë J.Lo, por sot vajzat nuk e mendojnë më si opsion.

Jeleku klasik dhe pantallonat e ngushta

Ata që kanë jetuar dekadën e parë të këtij shekulli janë të vetëdijshëm sesa të famshëm ishin jelekët e vegjël klasikë gjatë atyre kohërave. Ata visheshin me bluza, këmisha madje edhe pa asnjë rrobë poshtë tyre. Në fund të viteve 2000, xhinse me ngjyra të ndezura u zëvendësuan nga pantallona jashtëzakonisht të ngushta.

Bizhuteri të çuditshme

Aksesorët e viteve 2000 mund të jenë një temë për një artikull të veçantë. Rruazat plastike shumëngjyrëshe, vathët e mëdhenj boho, pendët dhe diamantet falso janë vetëm një pjesë e vogël e asaj që kemi vendosur dikur.

Fundet prej tyli

Fundet e gjera me tyl u bënë një nga hitet kryesore të atyre viteve falë personazhit kryesor të serive televizive Sex and the City – Carrie Bradshaw. Tyli u bë aq popullor, saqë edhe gratë e rritura nuk mund t’i rezistonin veshjes së tyre.
Rripat e belit

Çdo vajzë e ka pasur një rrip të tillë në vitet 2000.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *