• |
ide | kryesore

Tërmeti i djeshëm pas mesnate, eksperti flet për rrezikun

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Për sizmiologun Rrapo Ormëni, tërmeti që goditi pas mesnate Cërrikun dhe lëkundi një pjesë të mirë të vendit, është një aktivitet sizmik pa rrezik dhe krejt normal.


Ormëni theksoi se goditja me magnitudë 4.5 Rihter, 6 km nga Cërriku është shoqëruar me pasgoditje.


“Shfaqje normale e tërmeteve në këtë zonë. Është një fenomen i cili shkakton vetëm ndjeshmëri por asnjë lloj dëmtimi. 

Aktivitet sizmik normal. Por kuptohet që sensibiliteti nga njerëzit është më i madh pas tërmetit të 26 nëntorit. Tërmetet të tilla me këto magnituda janë aktivitet normal”, tha Ormëni në një lidhje telefonike me news 24.

2 Comments

  1. Ik ore mashtrues se keshtu thate dhe per termetin e shtatorit vitin e kaluar dhe i vdiqet njerezit ne Nentor. Thuaj idiot qe nentokes shqiptare i eshte bere barbari dhe ky terren do kete shume aktivitete sizmike si ne Japoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu