• |
ide | kryesore

Terorrizohen punonjësit e Inspektoriatit Teknik: Plotësoni formularin për manipulimin e zgjedhjeve

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Formulari famoz i plotësimit të të dhënave personale për administratën mbërrin edhe në Tiranë.

PD hedh dyshime se administrata po shantazhohet me formularë, nxjerr foto 

Fotoja më sipër vjen nga Inspektoriati Shtetëror Teknik Industrial, institucion ku, sipas burimeve të Lapsit, është shpërndarë sot ky formular.

“Na e sollën sot, në ora 4:00 duhet ti dorëzojmë me detyrim” – shprehet një burim për redaksinë.

Ky formular është denoncuar fillimisht nga Partia Demokratike që prej 11 shtatorit, kur u shpërnda në Inspektoriatin Shtetëror Shëndetësor. Denoncime për institucione të tjera kanë vijuar, ndërsa PD thotë se me këto forma Edi Rama tendon të manipulojë dhe vjedhë zgjedhjet e 25 prillit për të qëndruar me çdo kusht në pushtet.

Tashmë ky shqetësim nuk po ngrihet vetëm nga opozita. Vetë punonjësit e administratës janë të pakënaqur me këtë sjellje.

“S’është bërë problem fare kjo. Duhet bërë më shumë” – shprehet i revoltuar punonjësi i ISHTI për Lapsin, i detyruar të japë të dhëna shumë personale nëse dëshiron të qëndrojë në vendin e punës.

Një veprimtari e tillë përbën shumë shkelje ligjore, duke filluar që nga’ Përfshirja e administratës për fushat’  e deri tek ‘Presioni për votën’. Mbetet për tu parë nëse do të merren masa ndaj ksaj veprimtarie të një niveli të tillë të paprecedentë. ©Lapsi.al 

 



5 Comments

  1. partija do t’ua tregoje vendin bashibozukeve dhe kuislingeve!
    Grushti i Pop’llit do te bjere mbi ta!

  2. Hajde mo se dhe PD te njejtin formular perdori ne 2013 dhe prape i humbi zgjedhjet. Apo e harruat kaq shpejt. Prandaj dhe e humbasin besimin te njerezit keta te PD se akuzojne per gjera qe i kane bere vete me pare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *