• |
ide | kryesore

Tronditet futbolli, klubet gjermane rebelohen: nuk do t’i lejojnë lojtarët të luajnë me Kombëtaret

-Instant, Sport



Klubet e Bundesligës nuk kanë ndërmend të lejojnë lojtarët e tyre për Kombëtaret respektive në rastin e impenjimeve të Nations League ose për miqësoret e tetorit. Lajmin e shkruan revista Kicker, duke saktësuar se motivi i këtij pozicionimi është rritja e infektimeve me Covid-19, që nuk këshillon lëvizje të lojtarëve. Ndër të tjera, problemi i përket direkt përfaqësueses së Gjermanisë që në 10 tetor duhet të luajë në Ukrainë, zonë e konsideruar me rrezik të lartë.

Në lidhje me këtë situatë, drejtori i përgjithshëm i ‘National Mannschaft’ Oliver Bierhoff ka përgatitur një plan që parashikon prezencën në Kiev të skuadrës së teknikut Loeë për minimumin e mundshëm të 36 orëve e me asnjë kontakt nga jashtë. Por kjo nuk mjafton për të siguruar klubet që duhet të vënë lojtarët në dispozicion, i pari Bayern që ka në kombëtare Neuer, Kimmich, Goretzka, Sanè, Gnabry e Süle.

Në të njëjtën linjë me bavarezët është edhe Leipzig, ndërsa drejtori sportiv i Borussia Dortmund Sebastian Kehl i ka shpjeguar Kicker se “po punojmë për të gjetur zgjidhje, por kemi të drejtën për të mos i vënë në dispozicion lojtarët tanë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *