• |
ide | kryesore

Video / Superkupa e Europës është e Bayern Munich, Sevilla përmbyset në shtesë

F1, Sport



Bayern është konfirmuar në majën e Evropës. Superkupa në duart e bavarezëve, të cilët përsërisin ’triumfin e një muaji më parë në Champions League, duke mposhtur Sevilla me rezultatin 2-1 në kohën shtesë në Budapest. Kjo është hera e dytë që Bayern fiton këtë trofe.

Superkupa e Europës në Budapest ka nisur në mënyrën që pritej: Sevilla e Bayern menjëherë në kërkim të golit, po janë andaluzianët që kalojnë të parët në avantazh në minutën e 12′. Aksion i bukur i spanjollëve me De Jong që ul topin me kokë për Rakitic, që pengohet nga Alaba, duke fituar 11 metërsh. Ocampos është i ftohtë përballë Neuer dhe skuadra e Lopetegui është në avantazh.

Bayern Mynih nuk mund të pranonte disavantazhin përballë Sevilla dhe rriti marshin në Superkupën e Europës, duke kërkuar barazimin. Skuadra e Flick funksionon mirë dhe pasi humbi një rast me Leëandoëski barazon shifrat në të 34, sërisht me një veprim inteligjent të sulmuesit polak, që dha një asist për Goretzka që mund vetëm ta dërgonte topin në rrjetë.

Janë mbyllur në barazim 1-1, 90 minutat e kohës së rregullt të Superkupës, ndërkohë që rezultati është vendosur në pjesën e parë të shtesës. Javi Martinez ka shnuar në minutën e 104′ golin e dytë të Bayern Munich duke i dhuruar kështu trofeun prestigjoz europian.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *