• |
ide | kryesore

Angli/ I paraburgosuri ekzekuton oficerin e policisë

Lajme, Planet



Qëllohet për vdekje në një stacion policor në qytetin Croydon të Anglisë një oficer policie.

Mediat e huaja raportojnë se ai u qëllua për vdekje nga një 23-vjeçar i arrestuar, i cili po mbahet në paraburgim. Policia Metropolitani konfirmoi gjithashtu lajmin për vrasjen e oficerit britanik nëpërmjet rrjeteve sociale.

“Një nga oficerët tanë vdiq pasi u qëllua nga një burrë i cili ishte ndaluar në paraburgim në orët e para të mëngjesit”, thuhet në deklaratë.

Më tej, thuhet se janë duke u informuar të afërmit e oficerit për ngjarjen e rëndë.  Polici fillimisht kishte plagë në trup, kurse ka ndërruar jetë më vonë në spital.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *