• |
ide | kryesore

Anulohet takimi mes Hotit dhe Vuçiç, nuk përfshihet çështja e komunave minoritare

Lajme, Të fundit



Bashkimi Europian, ka konfirmuar se nuk do të mbahet takimi i parashikuar midis kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç. Zëdhënësi i përfaqësuesit të lartë të BE-së për politikën e jashtme dhe të sigurisë, Peter Stano tha se takimi i radhës do të do mbahet në nivel ekspertësh. Ky takim do të ketë në fokus vetëm çështjet financiare për pronat dhe pa përfshirë në diskutim çështja e komunave minoritare, pasi palët nuk janë dakorduar.

Zëdhënësi i përfaqësuesit të lartë të BE-së për politikën e jashtme dhe të sigurise, Peter Stano ka thënë se zhvillimi i dialogut në nivel ekspertesh tregon se nuk ka krizë, por dialogu ecën përpara. Sakaq Stano nuk ka anoncuar një datë të ardhshme mbi dialogun Prishtinë-Beograd.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *