• |
ide | kryesore

Apartament në Londër e 1.2 milionë stërlina në llogari të fshehura: ish-kampioni i tenisit rrezikon 7 vjet burg

-Instant, Sport



Tre herë kampioni i Wimbledon Boris Becker ka mohuar se ka fshehur pasurinë, mes të cilave një apartament në Chelsea e 1,2 milionë stërlina në cash, ndaj kontrollorëve të falimentimit, në një procedim gjyqësor që mund t’i kushtojë deri në 7 vjet burg. Ish-trajneri i Djokoviç deklaroi falimentimin në 2017 për të shmangur detyrimin e shlyerjes së borxheve të tij. “I pafajshëm derisa të provohet e kundërta,” shkroi ai në Tëitter.

Becker ka mohuar të 19 akuzat për fshehje të pretenduar të pasurisë. Sipas akuzës, trajneri 52-vjeçar zotëronte një apartament në Coleherne Court, në lagjen Chelsea të Londrës, si dhe dy prona në Gjermani, të cilat nuk u deklaruan midis qershorit dhe tetorit 2017. Ai gjithashtu pretendohet se fshehu një borxh me vlerë 754,190 stërlina e një llogari bankare me 1,2 milionë stërlina, plus 75,000 aksione të firmës së inteligjencës artificiale Breaking Data Corp.

Siç raportohet nga ‘Guardian’, ish-kampioni i tenisit u la i lirë me kusht me detyrimin për të jetuar dhe fjetur në pronën e tij në Battersea dhe për të informuar shërbimin e falimentimit, i cili po ndjek çështjen, dy ditë para udhëtimit të planifikuar në Mynih për javën tjetër.

BECKER: “I PAFAJSHËM DERI SA TË PROVOHET E KUNDËRTA”

Me një postim në Twitter, Becker mbron veten nga akuzat: “I pafajshëm derisa të provohet e kundërta! Unë i mohoj akuzat kundër meje dhe do të mbrohem me të gjitha mjetet ligjore! Unë besoj në sistemin ligjor të Mbretërisë së Bashkuar dhe agjentët e tij! Ekipi im do të provojë pafajësinë time në kohën e duhur !!! BB ”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *