• |
ide | kryesore

Arbana Osmani fotografohet krah për krah me Eduartin në ditët e fundit të shtatëzanisë

-Instant, F1, Paparazzi



Arbana Osmani do të bëhet nënë për herë të dytë.
Megjithëse e ndau lajmin në ditën e lindjes së partnerit, Eduartit, Arbana ka vendosur të jetë e rezervuar lidhur me detaje të tjera rreth shtatzënisë së saj.

Ende nuk është konfirmuar nga çifti gjinia e bebushit, por lart e poshtë po flitet se moderatorja dhe Eduarti po presin një djalë. Ky do të jetë djali i dytë i Arbanës, pas Jon-it nga martesa e saj e parë dhe fëmija i parë për Eduartin.

Arbana nuk është kursyer aspak me pamjet gjatë kësaj periudhe të pritjes së ëmbël. Foto nga pushimet me familjen, foto nga gatimet në shtëpi apo darkat dhe drekat me mikeshën e saj Xhemi, na kanë shoqëruar vazhdimisht.
Por së fundi kemi mundësinë të shohim Arbanën në një foto të siguruar nga “iconstyle.al” në ditët e fundit të pritjes së ëmbël.
Me një fustan të shkurtër me lule moderatorja ekspozon barkun e rrumbullakosur, ndërsa ecën dorë për dore me Eduartin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *