• |
ide | kryesore

Berisha zbulon prapaskenat: Pse Rama la Durrësin dhe do kandidojë në Vlorë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Sali Berisha ka treguar në “Zonë e Lirë” arsyen e largimit të kryeministrit Edi Rama nga kandidimi në Durrës.

“Iku nga Durrësi se mori vesh që do shkonte Basha. Shkoi në Vlorë. Iku nga Durrësi se bëri një takim me Lefter Kokën, Indrit Doklen dhe nuk ia morën përsipër. I thanë je i pashpresë.

Ai nuk di ku të fusë kokën tani. Ai ka vetëm si qëllim të dalë si deputet sepse ka frikë se pas zgjedhjeve do ta procedojnë për 3 ose më shumë akuza. Ndaj ai kërkon vetëm të dalë deputet” – thotë Berisha në Zonë e Lirë. ©LAPSI.al



5 Comments

  1. a ti je klluf kari o shpellar .Edi e mban ne maje te karit Lylushen tend jo ne Durres po ne cdo cep te shqiperise

  2. Në politikë raporti i të vjetrës me të renë nuk shihet tek mosha, por tek kauza për të cilën luftojnë e ndershmëria .
    E vjetra negative për Shqipërinë, është sistemi diktatorial komunist një partiak.
    Berisha vërtetë ka qenë dikur antar i PP, por është ai që doli si lider i partisë demokratike që solli sistemin demokratik pluralist, e fakti që komunistet enveristë e urrejnë ate e në mënyrën më qesharake e akuzojnë si “komunist”, kjy realitet në vënd që tja ulë vlerat, ja ngreajnë atij më lartë.
    Rama është 20 vjet më i ri se Berisha në moshë por si kauzë politike ka modelin e ish PPSH të vitit 1944, pra është 74 vjet më i “vjetër” se Berisha.
    Veç kësaj, në këto 30 vite të pas diktaturës enveriste, Berisha nuk e ka ndruar asnjëherë qëndrimin e tij antikomunist, kurse Rama është një politikan kameleon që i ndron bindjet e tij, nga antikomunisti ekstrem që kërkonte pushkatimin e gjithë komunistëve, në anarshist e lider i elektoratit enverist.
    Në vlerësimin e një lideri politik, elementi më i rëndësishëm është mënyra e komunikimit të tij me publikun e me mediat.
    Nuk është dëgjuar ndonjëherë Berisha që të mbajë qëndrim harbut e arrogant me publikun e mediat, por ka qenë i ashpër me kundërshtarët e tij politikë, enveristët, alias socialistët, kurse Rama veç vetes, nuk vlerëson asnjë tjetër, bile edhe bashkëpuntorët e tij më të afërt i tall e ofendon.
    Në kohë, kariera politike e Ramës është po aq e gjatë sa e Berishës, por nëse Berisha e njeh institucionin e dorheqjes dhe e ka bërë dy herë në karrierën e tij, Rama, ndonëse është kampion i marrëzive politike, e veprimeve haptazi korruptive, asnjëherë nuk ka pranuar të japë dorheqje.
    Përgjithësisht, vetëm në sistemet diktatoriale komuniste, ish liderët janë çuar deri në togën e pushkatimit, kurse në sistemin demokratik, nuk kemi dëgjuar që një lider i djathtë, të nxijë e baltosë paraardhësin e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *