• |
ide | kryesore

“Covid pati kurajën të më sfidojë. Ide shumë e keqe”: Ibrahimovic tallet me Koronavirus

-Instant, Sport



Koronavirus nuk është nga ato që frikëson Zlatan Ibrahimovic, që rezultoi pozitiv pas kryerjes së tamponeve nga Milan, të mërkurën, para ndeshjes së Europa League kundër Bodo/Glimt, e vlefshme për raundin e tretë paraeleminator. Suedezi madje ka konfirmuar se është totalisht asimptomatik e, me ironi, ka shkruar në rrjetet sociale: “Kam rezultuar negativ në testin e djeshëm e pozitiv sot – ka shkruar Zlatan në rrjetet sociale – Nuk kam asnjë lloj simptome. Covid pati kurajën të më sfidojë. Ide shumë e keqe”.

Sidoqoftë është një goditje e fortë për kuqezinjtë, që e ndjenë mungesën e shtatlartit në fushë, pavarësisht fitores 3-2 në atë që Pioli e kishte konsideruar si “një finale”. Ibra me shumë mundësi do të humbasë edhe transfertën e Crotones, në program të dielën në orën 18, ashtu si edhe ndeshjen e playoff të Europa League, që është parashikuar të luhet pas një jave. Gjithcka do të varet nga tamponet e ardhshëm.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *