• |
ide | kryesore

Gjata i përgjigjet Spiropalit: Rama e ka minuar Këshillin Politik, që nga dita e parë e punës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Pas një deklarate mbrëmjen e shkuar nga ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, sekretari për çështjet ligjore në PD, Çlirim Gjata thotë se Edi Rama kurrë nuk e ka dashur reformën zgjedhore. Sipas tij, Elisa Spiropali vetëm sa zbuloi talljen mbrëmjen e shkuar të Ramës me shqiptarët dhe partnerët ndërkombëtarë.

Reagimi i plotë:

Edi Rama nuk e ka dashur kurrë as Këshillin Politik, as reformën zgjedhore. Me deklaratën se “Këshilli Politik e ka kryer funksionin”, zëdhënësja e tij, Elisa Spiropali, vetëm sa ka zbuluar talljen që Edi Rama bën me shqiptarët dhe partnerët ndërkombëtarë. Partnerët na kërkojnë të punojmë bashkë në Këshillin Politik për të siguruar një garë të ndershme zgjedhore, Edi Rama, përmes Elisa Spiropalit, flet për të kundërtën.

Kryeministri në ikje, i cili u detyrua të ulej me opozitën nën presionin ndërkombëtar, e ka minuar Këshillin Politik që nga dita e parë e punës. Si një politikan që nuk u qëndron marrëveshjeve, Edi Rama po tenton të marrë zvarrë dhe të mashtrojë sërish shqiptarët dhe partnerët ndërkombëtarë. Makinacionet me heqjen e koalicioneve apo listat e mbyllura nuk kanë për të ndryshuar vullnetin për ndryshim të shqiptarëve.



4 Comments

  1. Spiro Pjerdhja ajo femer e degjeneruar na goja e ku ka bira ne trup ajo femer qe vete qihet femer vetem femer nuk eshte. Ajo eshte Orangotangu i Rripjerdhjes.

  2. Çlirim Gjata. Gjyqtar ne monizem. Biri Rustem Gjates, prokurorit qe i thyte dhomet me pistolete te burgorsurve ne kohe te Enver Hoxhes. U be gjyqtar me vone dhe Sali sekretari i PPSH e mori me shkruejt ligjet e reja te demokracise.

  3. O Gjata ti je nje kokerr injoranti nje mashtrues genjeshtar shpifes nje moster nje plere nje llum nje i pa fytyre dhe nje mbeturin i sali non grades

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *