• |
ide | kryesore

Llogoret e sportit, të mbrojtura nga politika: Liga e Futbollit dhe Qeveria shtyjnë kampionatin për javën e tretë

-Instant, F1, Sport



Më tepër se për lojën e futbollit, tani llogoret po ndahen edhe politikisht. Kështu, nëse Ministria e Financave vazhdon të insistojë se është jashtë logjike përjashtimi nga taksat mbi të ardhurat për sportistët për 10 vjet, sic kërkohet në një nga 4 pikat e Ligës së Futbollit, në anën tjetër me klubet është rreshtuar presidenti i vendit Ilir Meta. “Futbolli shqiptar, krenaria jonë kombëtare, prej javësh ndodhet në një ngërç. I njohur me kërkesat e drejta të Ligës Profesioniste të Futbollit, i bëj thirrje qeverisë që përmes dialogut, bashkëpunimit dhe mirëkuptimit të angazhohet për t’i rikthyer frymëmarrjen futbollit shqiptar, që ka kohë që ndodhet në vështirësi dhe sot kërkon vëmendje e mbështetje nëpërmjet një baze të sigurt ligjore”, shkruhet në daljen e fundit të presidentit.

Deklarata, propozime, refuzime e në fund jemi në të njëjtën pozitë, të ndarë në dy fronte, e ku futbolli ka humbur ndjesinë sportive, për tiu dedikuar politikës. Natyrisht këto lëvizje duhen parë si tentativë për të prishur formacionin e ndarjes të fronteve, në mënyrë që të gjendet një pikë e përafërt ku të gjithë të mbeten të kënaqur, futbolli me kërkesat e tij financiare, qeveria me racionalitetin e kursimit e tifozët që do të mund të shohin sërisht sportin e tyre të preferuar.

Liga e Futbollit e ka bërë të qartë se kërkon me cdo kusht plotësimin e katër pikave, por përmes reshtave, këmbëngulja për tu ulur në tavolinë me Kryeministrin është tregues i qartë se tolerim do të ketë… e gjithë cështja është se kush do të lëshojë i pari.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *