• |
ide | kryesore

Loredana publikon këngën me bashkëpunim me Amanda Delara

-Instant, Paparazzi, Slider



Loredana publikoi këngën e parë të albumit “Medusa”, që pritet të lançohet i plotë në dhjetor.
Për këtë projekt ajo ka bashkuar forcat me reperen nga Suedia, Amanda Delara, dhe projekti i dyshes u publikua pak para mesnatës.

Kënga titullohet “Checka” dhe i dedikohet jetës luksioze të dy repereve në fjalë, nga makinat te gjërat e shtrenjta e deri te suksesi dhe “thyerja” e klubeve.

Pasi u zhduk nga rrjetet sociale, Loredana zbuloi se ka përgatitur një album të ri, me të cilin pritet të bëjë bujë të madhe.

Ajo ka publikuar intron e tij, që duket se është një nga pjesët më të rëndësishme dhe të fuqishme të albumit.
Reperja rrëfen në intro se “Medusa” flet për 18 muajt e fundit të jetës së saj dhe gjithë teksti tregon shumë për të, përfshirë edhe ndarjen nga reperi Mozzik.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *