Fillimisht ajo u largua nga rrjetet sociale pa ndonjë shpjegim, ku më pas ajo u rikthye me plot të reja.

Bëhet fjalë për albumin e parë të saj “Medusa”, që përpos tij reperja nga Ferizaji po vjen me një sërë projektesh muzikore.

Gjatë ditës së djeshme (e enjte) ajo ka lansuar “Checka”, që erdhi në bashkëpunim me artisten Delara. Për instrumentalin e kësaj kënge është përkujdesur producenti Sondre, teksa edhe nga ana e vizualiteti ishte e përmbushur.