• |
ide | kryesore

Manchester United, 98 milionë euro për talentin e Dortmund

-Instant, Sport



Manchester United nuk heq dorë nga pista që të con tek Jadon Sancho. Sipas Tuttomercatoëeb klubi anglez është gati ti bëjë Borussia Dortmund një ofertë të parefuzueshme: 90 milionë stërlina (rreth 98 milionë euro). United e kishte orientuar vëmendjen e tij që në fillim të merkatos tek Sancho, por gjërat u komplikuan dhe u duk se operacioni dështoi. Ky rikthim i United në merkato, sidomos pas debutimit me humbje në shtëpi në Premier League kundër Crystal Pallace, mund ti ndryshojë gjërat për Solskjaer.

Në anën tjetër Red Devils duhet të arkëtojnë për të sponsorizuar operacionin Sancho. Sipas La Gazzetta dello sport Chris Smalling, është në dalje nga Manchester United. Mbi lojtarin është hedhur tashmë Inter. Klubi zikaltër qendron në pritje cdo të ndodhë në tratativën e anglezëve me Romën, që kërkon ta rimarrë lojtarin, që drejtuesit e Manchester e vlerësojnë 20 milionë euro.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *