Nëse dikush kishte mendimin se Leo Messi, pas qendrimit të detyruar tek Barcellona, kishte vendosur paqen me klubin, ka mjaftuar postimi në Instagram për të përshëndetur nisjen e Suarez për të hequr cdo dyshim. Pleshti e Pistolero janë miq të vërtetë e mirëkuptimi i tyre, përvec se ka shkatërruar mbrojtjet e gjithë Europës, përfshin edhe jetën private.
E konfirmon argjentinasi në Instagram: “Po mësohesha me idenë që kishe ikur por sot kur u futa në dhomat e zhveshjes, e kuptova tamam. Sa vështirë do jetë të mos vazhdoj të ndaj ditën me ty, si në fushë ashtu edhe jashtë. Do na mungosh shumë. Kanë qenë shumë vite, shumë shoqëri, dreka, darka… Shumë gjëra që nuk do harrohen kurrë, cdo ditë së bashku.
Do të jetë e cuditshme të të shoh me fanellë tjetër e më shumë akoma të luaj kundër. Meritoje të përshëndeteshe për atë që je: një nga lojtarët më të rëndësishëm në historinë e klubit, që ka realizuar gjëra të rëndësishme si në grup ashtu dhe individualisht. E jo të të largonin si bënë ata. Por për të thënë të vërtetën në këtë pikë nuk më cudit më asgjë. Të uroj më të mirën në këtë sfidë të re. Të dua shumë, ju dua shumë. Së shpejti mik”.