• |
ide | kryesore

Në Madeira është lojtari më i pasur i planetit, por nuk është CR7

-Instant, Sport



Ka zbarkuar në ishullin e Madeiras e është lojtari më i pasur i botës. Jo, nuk bëhet fjalë për Cristiano Ronaldon, por për Faiq Bolkiah, një sulmues i djathtë 22 vjecar me origjine nga Brunei. Pasuria e tij vërtitet rreth 18 miliardë euro, shifër që bën të duket ‘i varfër’ edhe kampionin e Juventus: kurioziteti është se Faiq, nipi i Sulltanit, ka firmosur pikërisht për Maritimo Funchal, skuadra e qytetit të lindjes së CR7.

Motivi i një pasurie të tillë natyrisht nuk lidhet me kontratat e futbollit: Faiq është i biri i Jefri Bolkiah, princit të Brunei e vëllait të Sulltanit Hassanal, pasuria totale e të cilit vlerësohet rreth 28 miliardë dollarë.

Faiq ka studiuar në Angli, vend në të cilin është formuar edhe futbollistikisht falë eksperiencave të jetuara në Academy të Arsenal e Chelsea. Sezonin e kaluar djaloshi ka luajtur në radhët e Leicester under 23, ku arriti të grumbullojë 5 prezenca.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *