• |
ide | kryesore

Një tjetër rast pozitiv me COVID-19 në një shkollë 9-vjeçare në Berat

Lajme, Të fundit



Virusi COVID-19 është duke depërtuar gjithnjë e më tepër në institucionet arsimore brenda vendit. Nxënësja e shkollës 9-vjeçare “Shyqyri Lakra”, familja e së cilës kishte rezultuar pozitive me COVID-19, prej ditësh nuk shkonte në shkollë.

Ajo është paraqitur në shkollë vetëm 2 ditët e para. Më pas është karantinuar në banesë, por edhe pse ka 8-ditë që nuk paraqitet në shkollë, nxënësit e klasës së saj kanë kryer tamponin për t’u siguruar se nuk janë infektuar nga shoqja e tyre e klasës.

Burimet zyrtare pranë DSHP Berat bëjnë me dije se është proceduara e dezinfektimit të ambienteve të shkollës dhe klasës ku mësonte nxënësja e infektuar.

Burime të besueshme pranë DSHP-së konfirmojnë se në çdo shkollë 9-vjeçare dhe të mesme në qarkun e Beratit ka të paktën nga 5-10 nxënës të karantinuar.

Mësohet se këtyre nxënësve iu kanë rezultuar pozitivë familjarët dhe kjo ka bërë që ata të karantinohen deri në shërimin e plotë të pjesëtarëve të familjes, edhe pse shumica e vetë nxënësve gjatë tamponimit kanë rezultuar negativ.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *