• |
ide | kryesore

Nuk është Durrësi, Rama tregon zonën ku do të kandidojë për deputet

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Kur na ndajnë 7 muaj nga zgjedhjet e përgjithshme të Prillit 2021, Kryeministri Edi Rama është i bindur se ai dhe Partia Socialiste do të fitojnë mandatin e tretë qeverisës. Duke folur nga Vlora ku mori pjesë në aktivitetin për prezantimin e projektit për parkun e ri të Lungomares, Edi Rama tha se populli do t’i japë atë që i takon.


“Zgjedhjet ne i fitojmë si me këto si pa këto. I fitojmë se përtej shumë individëve dënglaxhinj, populli është më i mençur se secili prej nesh veç e veç. Asnjë individ nuk është populli. Askush nuk ka mandat dhe të drejtë të flasi në emër të popullit që flet kur i vjen dita dhe jam i sigurt që do flasi prapë drejt dhe do t’i japi Zotit atë që është e Zotit dhe Çezarit atë që është e Çezarit”, u shpreh Kryeministri.


Në zgjedhjet e kaluara, Rama ka kandiduar në Vlorë si deputet i zonës. Edhe në zgjedhjet e Prillit 2021, mesa duket nuk do të ketë surpriza. Kryeministri ka hedhur poshtë çdo dyshim pas zërave që kanë qarkulluar për zonën se ku do të kandidojë.

“Mos hapni llafe që unë nuk do jem në Vlorë, bëni kujdes nga çfarë dëgjoni, se çfarë nuk dëgjohet sot. Shumë i bien shkurt. Besojnë çfarë dëgjojnë pa bërë asnjë verifikim. Unë në Vlorë kam qenë edhe përpara se sa të bëhesha kryetar i Partisë Socialiste. Në Vlorë kam qenë edhe kur u bëra kryetar i Partisë Socialiste, në Vlorë jam dhe tani që jam Kryeministër, në Vlorë do jem deri sa të jem Kryeministër, në Vlorë do jem dhe pasi të mos jem më Kryeministër, madje do jem dhe më shumë se do kem më pak angazhime. Më ikën mendja kur thonë dil shiko realitetin. Këta që më thonë dil shiko realitetin nuk do arrijnë dot të bëjnë në jetën e tyre aq metra sa unë kam bërë kilometra nëpër Shqipëri, duke i rënë cep më cep Shqipërisë. E di nga rruga ku jam a ka valë a s’ka valë telefoni, saqë kur jam në makinë i them tjetrit do të marr më pak më vonë se do më ikin valët”.

14 Comments

  1. Unë me një buzëqeshje i thashë: “Bacë ne do hyjmë gjithnjë aty ku njerëzit na duan”. I hipim makinës dhe pamë se Pallati i Kongreseve ishte rrethuar me 300 forca policie, që Azem Hajdari të mos hynte brenda. Për ti rënë shkurt, ne të armatosur e çamë postbllokun dhe e futëm Azem Hajdarin në sallë.

    Byroja politike akoma nuk kishte arritur në sallë. Pasi hymë në sallë gjeta ca lepuj të Partisë Demokratike që ishin rreshtuar në rreshtat e parë e po prisnin byronë. Njërin prej tyre e kapa, e çova me dhunë dhe aty ula Azemin. Pastaj shkova e kontrollova nëse ishte parashikuar në protokoll që të fliste dhe Azem Hajdari. Normalisht nuk ishte parashikuar. Me mjete “demokratike” e shënuam që Azemi do merrte fjalën i treti.

    Pas 12 minutash mbërriti byroja, me një pamje si të Adil Çarçanit me shokë, ku mbërriti Tritan Shehu me ish-sigurimsat, pastaj mbërriti dhe Sali Berisha. Pasi folën dy kryetarët e byrosë, i treti e mori fjalën Azem Hajdari. E bëra gjithë këtë përshkrim për t’iu treguar pjesën e fjalimit të Azemit.

    Azemi iu tha: “Dëgjoni ju tavolinë e krekosur dhe e dhjamosur me një popull fukara dhe të rrënuar nga komunizmi. Unë jam Azem Hajdari, djali i Shpend Hajdarit. Baba im ka qenë komunist dhe unë e kam për nder që jam i biri i tij. Por në vitet 90’ unë i rrëzova idealet e babës tim, e rrëzova Enverin. Por sot ka një fatkeqësi kombëtare, që ju i keni dhe vazhdoni ti keni ato ideale që kishte baba im. Ky është turp dhe tradhti kombëtare. Kjo nuk është PD-ja që populli donte ta kishte në pushtet. Kjo është një ngjallje dhe pasurim i komunizmit”.

    Më pas salla u ndez dhe të gjithë i puthnin duart Azemit. Kjo ishte goditja e parë agresive në vitin 1994 në Pallatin e Kongreseve.

  2. YMER GELBAZA KELLIRA DO TE FORMON NJE PARTI TE BYTHLEPIRESEVE TE BURRAVE TE RILINDJES DHE ORGANIZATES SE EDI RAMES ,KURSE ELISA SPIROKARI PARTINE E SAJ -PARTIA KANIBALISTE E RILINDJES

  3. Populli, Populli, se edhe baba yt e donte shume Popullin per 45 vjey.
    Po ki kujdes edhe bythen, se nga pas ke prape Popullin!

  4. Po ju te lapsit sikur shkruat se NGA BURIME TE SIGURTA TE LAPSIT mesuat se Rama ….
    Pra keto burimt e Lapsit nuk qenkan dhe aq te sigurta.

  5. Kush e deshifron shprehjen e KM-se se populli do i japi Zotit ate qe eshte e Zotit dhe Cezarit ate

    qe eshte e Cezarit. E para ( jepi Zotit ate qe eshte e Zotit) eshte shprehje e padegjuar kurre ne historine

    njerzimit sepse eshte absurde dhe e pakuptimte pasi Zoti eshte i Plotfuqishmi dhe ajo qe eshte e TIJE

    nuk mund te jete e askujt dhe askush nuk e ka alternativen qe mund edhe te mos ti jape ate qe

    i takon.. Ai eshte Krijuesi dhe si i tille eshte “pronari ‘ i kohes dhe i hapesires dhe i cdo fenomeni e

    gjallese qe gjenden ne to duke perfshire edhe njeqelizoret dhe Cezaret.

    Eshte pikerishte deshira e te Plotfuqishmit qe nje nga njerzit e zakonshem qe lind, han dhjet e vdes si

    gjithe te tjeret ta beje Cezar. Dhe kur ky Cezar ngaterron fuqine qe i ka dhene Zoti si fuqin te tij

    dhe cmendurusht kerkon te behet Zot ose duke e barazuar veten me te, atehere Zoti me nje te

    njeqintmiliarden e fuqise se tij ia kujton Cezareve se ata nuk jane vecse njeqelizore para TIJE.

    Si perfundoi Aleksandri i Madh, Jul Cezari, Napoleoni, Ducja, Hitleri apo i fundmi i Careve te Rusise ?

  6. Kryeministri Ilir Meta e aprovoi këtë premtim me kontratë. Në Tepelenë kishte shumë dyshime, se ai tipi në krah nuk ishte fare italian, por një durrsak që fliste italisht. Por më në fund u muar vesh që ishte italian. Ishte Francesko Beketi. Falë firmës së Ilir Metës mbi marrëveshje, magjia e Vjosës u prish dhe ai nuk mund të ishte më lumi i vetëm i fundit i egër i Europës.

    Prej asaj kohe kanë kaluar 20 vjet. Beketi bëri sikur punoi, Qeveria bëri sikur e dënoi, por kantieri mbeti aty.

    Ilir Meta dhe Sali Berisha u bënë avokatët e tij publik, kur Qeveria e paditi për evazion fiskal për Kalivaçin dhe e fitoi gjyqin ndaj tij. Biles Arbitrazhi e ka dënuar Beketin me një detyrim prej 8 milionë euro që duhet t’ia kthejë shtetit shqiptar.

    Për të kompensuar dëmin, ai fabrikoi një gjyq tjetër arbitrazhi për mbylljen e aktivitetit të televizionit të tij, si pasojë e këti procesi penal, dhe ka fituar një shkallë të tij falë ndihmës së Ministrisë së Drejtësisë së Ilir Metës, e cila fshihte kërkesat e ardhura nga Interpoli, që pyesnin a është në kërkim ky person, apo jo.

  7. Fugistet kujtojne se do fitojne zgjedhjet me shkrimet diversive kunder opozites. Nuk e kuptojne se behen te neveritshem dhe duke marre artilkikt e Mero Bazes apo Fred Pezes e duke i postuar copy-paste, vetem se humbasin pike. Mundohen t’i kujtojne njerezve te keqijat e Berishes per te mbuluar sadopak te keqijat e Rames. Harrojne se ne 2014 doli shprehja “Sali o baba, kthehu se beme shaka”. Kjo qeverisje i ka neveritur njerezit qe ne mandatin e pare, mendoni tani qe shumekushe ka provuar ne kurriz “dajakun” e kesaj qeverije. Nuk do votoja kurre per opoziten nese kjo qeveri sukseset me te medha nuk do i kishte ne vjedhjet skandaloze, aq sa 700 mije eurot e Metes qe permenden shpesh, tani duken si kusur xhepi. Shikoni pak Spiropalen sa ka ndryshuar qe kur eshte bere drejtoreshe e doganave, apo Ballen, apo shume te tjere te rrethit te km. Mbreme ne tre emisione te ndryshme ishin 2 ministra dhe kryetari i bashkise Tirane. Te njejtat fjale degjoje nga te tre. NE qe perseritej ne cdo fraze, KEMI BERE, SUKSESE TE MEDHA dhe pune shume. Edhe ne hale kur shlojne, keta marrin kamerat me vete. Por mjafton vetem dicka e vogel per te hedhur poshte propaganden, per Beketin, dmth per dyshen Rama-Veliaj, jane paguar ose do paguhen me shume leke, se sa jane dhene ndihme per te gjithe shqiptaret ne kohen e lockdawn. Kaq mendoj se mjafton per te treguar fytyren e vertete te “Ne qe punojme dhe bejme gjithcka per popullin”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu