• |
ide | kryesore

OFL iu kërkon burimet e pasurisë 5 të dënuarve, një nga Tirana e katër nga Berati (Emrat)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Operacioni Forca e Ligjit vijon të kërkojë hetime pasurie në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda.

OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

-Tauland Starova, banues në Tiranë, i dënuar në Zvicër, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

-Marinelo Sula, banues në Urën Vajgurore, Berat, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”;

-Kliton Hoxha, banues në Berat, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”;

-Nderim Deliu, banues në Berat, i dënuar për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”;

-Gramos Toto, banues në Berat, i dënuar në Itali për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *