• |
ide | kryesore

Pas shumë hezitimesh Rama i bën dhuratë Erdoganit mbylljen e shkollave gyleniste

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Rama i dorëzohet më në fund presionit të Erdoganit duke mbyllur disa prej shkollave te lëvizjes Gylen në Shqipëri. Që dhurata e autokratit shqiptar ndaj të singjashmit të tij turk të ishte e plotë, lajmin për të e kanë dhënë të parat mediat shtetërore turke. Agjensia shtetërore e lajmeve turke ka njoftuar të enjten, pas mesnatës, se institucionet arsimore që i përkasin lëvizjes që Erdogan e ka etiketuar pa fakte të pranuara ndërkombëtarisht, si fajtore për grushtin e shtetit, do të mbyllen.

“Këshilli i Ministrave i Shqipërisë ka vendosur mbylljen e veprimtarisë së medresesë “Hafiz Abdullah Zëmblaku” në Korçë (e hapur në vitin 2002), medresesë “Ali Korça” në Kavajë (e hapur në vitin 1996) dhe të “Memorial International School of Tirana (MIST)” të lidhura me strukturat e organizatës terroriste FETO në Shqipëri” ka , transmetuar Anadolu Agency (AA).

Pasi njofton se këto vendime do hyjnë në fuqi pas botimit në fletoren zyrtare agjensia njofton se ato janë marrë mes datave 13 dhe 26 shtator, kur ish ministrja Besa Shahini kishte shpallur largimin dhe para se kryeministri te vizitonte Turqine.

“Qeveria e Shqipërisë ka vendosur edhe mbylljen e veprimtarisë së institucioneve arsimore private parauniversitare “Memorial International School of Tirana (MIST)”, në të gjitha nivelet arsimore (arsim fillor, arsim i mesëm i ulët, arsim i mesëm i lartë), që administrohej nga Shoqëria “Turgut Ozal Education”.

Rrjeti i Gylenit që në gjuhën e regjimit të Ankarasë njihet si organizata terroriste FETO, i kishte në pronësi këto shkolla përmes bashkëpunimit mes Fondacionit “Sema” dhe komunitetit musliman shqiptar.

Shqipëria ka qenë shpesh pre e kritikave ndërkombëtare për shkeljen e praktikave botërore në favor të autokratit turk.

“Shqipëria dyshohet të jetë pjesë e një marveshje sekrete me Turqinë për dorzimin kundër procedurave ndërkombëtare të atyre që Erdogani i ka shpallur si gylenistë”. Kjo rezultoi nga një raport i zyrës së Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut në OKB, që mban datën 5 Maj 2020. Ai ngre shqetësim për atë që mund të cilësohet një praktikë e vazhdueshme e ekstradimeve apo dëbimeve të detyrueshme të shtetasve turq nga vende të ndryshme, drejt Turqisë.

Raporti i OKB denoncon marrëveshjen e fshehtë Shqipëri Turqi për dorzimin e gylenistëve

Edi Rama nuk e ka fshehur asnjëherë nënshtrimin e tij ndaj tekave të Erdoganit. Në korrik 2019 ai e parnoi në një konferencë për shtyp se vizita e ministrit të Brendshëm të Turqisë, Süleyman Soylu në Tiranë, dhe takimi me të ka pasur si temë kryesore problemin e gylenistëve të përndjekur nga Erdogani. I pyetur për këtë kryeministri atherë u përgjigj pa ekuivoke: “patjetër që ka pasur lidhje”.

Faktet / Si po erdoganizohet Shqipëria e Ramës

Ky veprim ekstrem vjen pasi Rama e ka quajtur Erdoganin vëlla, pasi e ka shpallur Turqinë aleat strategjik, pasi ka kërcyer në dasmën e vajzës së sulltanit të ri otoman, pas i ka shkuar pas në votimin “antiamerikan” për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit pasi ka ngritur në Tiranë një memorial për viktimat e grushtit të shtetit. Por kryeministri është rreshtuar prej kohësh me presidentin turk në konfliktin që e ndan atë me vëllain armik, Fetullah Gylen. I futuar në maj 2018, në studion e Ilva Tares, Edi Rama i ka quajtur gylenistët një rrjet të rrezikshëm të cilët Shqipëria i mban nën vëzhgim.  I pyetur drejtpërdrejt për “rrjetin FETO” ai e ka quajtur atë një organizëm që tentoi përmbysjen e një pushteti të zgjedhur, me rrugën e dhunës dhe të armëve. Ai e quajti atë “një rrjet i rrezikshëm” dhe shtoi se shteti shqiptar i mban ata në vëzhgim.

Lexo më tej:

Erdogan kërkon ekstradimin e 450 “gylenistëve” nga Shqipëria

Por, problemi është se përpos akuzave të Erdoganit, Gyleni i ka mohuar me këmbëngulje aludimet për implikimin e njerëzve të tij në grushtin e shtetit, ku mbetën të vdekur 250 qytetarë. Të njëjtin qëndrim e ka mbajtur deri më tani edhe SHBA dhe BE, të cilët nuk i kanë quajtur të besueshme përfundimet e një regjimi aspak demokratik si ai që mbretëron në Ankara.

Rama nën hyqmin e vëllait Erdogan? (zbulohet dokumenti)

Por, pa pyetur për to, Rama ka marë i vendosur anën e së vërtetës së Erdoganit. Dhe atë që dikur e bënte me fjalë, tani, pas vizitës së fundit në Turqi, ai ka vendosur ta vërë në jetë edhe me vepra, pa pyetur për opinionin ndërkombëtar dhe ligjet shqiptare.

©Lapsi.al

 

 



22 Comments

  1. Ky prokuror ka takuar katër herë Sali Berishën dhe i ka dëshmuar shumë gjëra duke pasur besim se ky është miku i Azemit, por deri më sot Berisha nuk e ka hapur gojën. Truproja i Azemit, Neza, sot është në azil politik. Ai i ka deklaruar Sali Berishës dhe Ylli Rakipit me kasetë i regjistruar për konfliktin me armë dhe debatet me Azemit në momentet para vrasjes.

    Atë kasetë e ka ende sot Sali Berisha. Ku është pse nuk e dorëzon kasetën? Sot, ky mik i madh i Azemit, që i ka bërë qindra sulme, merr këshilltar të tij Neritan Cekën, njeriun që na bëri 7 atentate kur ishte ministër i Rendit. Merr ministër të Mbrojtjes Arben Imamin, gjenerali i bandave të 97-ës. Pra, të gjithë organizatorët, atentatorët e Azem Hajdarit janë në kolltukët politike, drejtësia nuk ekziston sepse vetë këta pushtetarë e kanë vrarë drejtësinë.

  2. Po krijon strofullen pas aratisjes nga Shqiperia.Vetem Sulltan Erdogani e pranon kete kerme qe shkateroi nje komb.

  3. Që do të thotë që i kërkojnë opozitës së Lulzim Bashës që të jetë aktive në procesin e dialogut dhe të bëjë propozimet e saj me drafte konkrete.

    Ndërkaq, takimi i ambasadorëve të Bashkimit Europian në Presidencë, duket se do të sjellë edhe njëherë angazhimin e ndërkombëtarëve për të ulur palët në tryezë si më 5 qershor, por sipas gjasave, “pazarin” e madh opozita e mori pikërisht në atë marrëveshje, ndaj dhe Rama ju la të zgjidhnin ç’të donin, që më pas të hapte çështjen e koalicioneve dhe të listave.

    Në negociata nuk mund të marrësh gjithmonë maksimumin, por duhet menduar dhe për çështjet e tjera. Së në fund; “daci bie një herë në kos”.Begeti ka mare karin tim o torollak i salihut,vesh tja eshte ne gjykim,por keshtu te thote salihu keshtu beni ju shpellkare

  4. Si thua zoterote; “te etiketuar pa fakte te njohura nderkombtarisht”, lepe zoterote, nderkombetaret! Nese me ata nenkupton SHBA, BE, Izrael, BAE, Sauditet, qe ishin ideatoret dhe sponsoret e grushtit ushtarak te shtetit, ne Turqi, me 15 Korrik 2016, atehere mosprit qe ata ta pranojne kete, as per 1 miliard vjet!
    FETO eshte siamezi i SOROS, soros eshte masono-sionist, FETO eshte masono-“musliman”. Lideri i terroristeve FETO, f. gulen, babane e kishte armen, nenen cifute, vetem e deklaronte si “lider dhe dijetar mysliman”, a e shikoni se deri ku shkojne lodrat qe behen ne kurriz te njerezve?! Parimi baze i FETO-s eshte; “o me ne ose nuk ke te drejte qe te jetosh mbidhe”. f. guleni, jeton dhe mbrohet, ne Pensilvani, ne nje ciflik te cia-s, prane tij, komshi, eshte dalai lama dhe “disidente” te tjere, kontigjente te sherbimeve.

    1. S’me plasi fort per shkollat e leshit,

      kam dhimbje se do filloje te mbylli shkollat shqip kshu si e ka nis

      coji kalamojt e tu arjane-europiane ke medresete turke masanej

      masanej do zhduki edhe filmin Udha e Shkronjave

      kshu fillo si gallate, ma men si erdhi PKSH ne fuqi?

      pleqte, tregonin sa qeshnin me ca te rinj qe hudhshin ca trakte bolshevike neper tirone

      eeee, masanej i dite te bukur, kta pleqte tregojne:

      “se morem vesh kta te trakteve si erdhen ne fuqi, jane tu na more ymrin” !!!

      te fala atij shulit te gjate, dhe mbaje fort more

  5. Me ne fund doçi u bind qe nuk e rren me europen dhe mundesite per hapjen e negociatave jane zero, i bindet derrdoganit per ti bête karshillik evropes; nuk e di kerriçi qe europa e hedh ne ere kur te doje, dhe vellai derrdogan nuk e shpeton dot. Kete here ka shkuar larg,se trouve tirer nul ka. Jane rruget pa kthim qe zgjedh ky hajdut pa sherim.

  6. Me ne fund doçi u bind qe nuk e rren me europen dhe mundesite per hapjen e negociatave jane zero, i bindet derrdoganit per ti bête karshillik evropes; nuk e di kerriçi qe europa e hedh ne ere kur te doje, dhe vellai derrdogan nuk e shpeton dot. Kete here ka shkuar larg,se trouve tirer nul ka. Jane rruget pa kthim qe zgjedh ky hajdut pa sherim.

  7. Shume mire qe mbyllen keto shkolla. Nuk jane aq te pafajshme sa duken sepse rrisin ushtare te devotshem te lidhur ne nje rrjet tejet te organizuar ku secili ka detyren dhe funksionin e tij.
    Me kalimin e kohes synojne te kapin shtet njelloj si fondacioni Soros, vetem se ketu futet feja ne mes qe perdoret per shperlarje truri. Kam qene vete pjese e ketij grupi dhe e di shume mire, madje ste lene te dalesh kollaj…

    Megjithate kur mbyllen keto shkolla tinzare nuk duhet te lejohet hapja e shkollave tjera turke nepermjet fondacionit te erdoganit: Maarif
    Sepse erdogani me gulenin, mut njeri e kake tjetri…

  8. Shumë e vonoi mbylljen.Pregatitet për azil.S’kishte si të ndodhte ndryshe.Tani pritet një dëmshpërblim i radhës.Megjithëatë pozitive është mbyllja.Na mytën turqit gjithëandej.

  9. Unë me një buzëqeshje i thashë: “Bacë ne do hyjmë gjithnjë aty ku njerëzit na duan”. I hipim makinës dhe pamë se Pallati i Kongreseve ishte rrethuar me 300 forca policie, që Azem Hajdari të mos hynte brenda. Për ti rënë shkurt, ne të armatosur e çamë postbllokun dhe e futëm Azem Hajdarin në sallë.

    Byroja politike akoma nuk kishte arritur në sallë. Pasi hymë në sallë gjeta ca lepuj të Partisë Demokratike që ishin rreshtuar në rreshtat e parë e po prisnin byronë. Njërin prej tyre e kapa, e çova me dhunë dhe aty ula Azemin. Pastaj shkova e kontrollova nëse ishte parashikuar në protokoll që të fliste dhe Azem Hajdari. Normalisht nuk ishte parashikuar. Me mjete “demokratike” e shënuam që Azemi do merrte fjalën i treti.

    Pas 12 minutash mbërriti byroja, me një pamje si të Adil Çarçanit me shokë, ku mbërriti Tritan Shehu me ish-sigurimsat, pastaj mbërriti dhe Sali Berisha. Pasi folën dy kryetarët e byrosë, i treti e mori fjalën Azem Hajdari. E bëra gjithë këtë përshkrim për t’iu treguar pjesën e fjalimit të Azemit.

    Azemi iu tha: “Dëgjoni ju tavolinë e krekosur dhe e dhjamosur me një popull fukara dhe të rrënuar nga komunizmi. Unë jam Azem Hajdari, djali i Shpend Hajdarit. Baba im ka qenë komunist dhe unë e kam për nder që jam i biri i tij. Por në vitet 90’ unë i rrëzova idealet e babës tim, e rrëzova Enverin. Por sot ka një fatkeqësi kombëtare, që ju i keni dhe vazhdoni ti keni ato ideale që kishte baba im. Ky është turp dhe tradhti kombëtare. Kjo nuk është PD-ja që populli donte ta kishte në pushtet. Kjo është një ngjallje dhe pasurim i komunizmit”.

    Më pas salla u ndez dhe të gjithë i puthnin duart Azemit. Kjo ishte goditja e parë agresive në vitin 1994 në Pallatin e Kongreseve.

  10. Kryeministri Ilir Meta e aprovoi këtë premtim me kontratë. Në Tepelenë kishte shumë dyshime, se ai tipi në krah nuk ishte fare italian, por një durrsak që fliste italisht. Por më në fund u muar vesh që ishte italian. Ishte Francesko Beketi. Falë firmës së Ilir Metës mbi marrëveshje, magjia e Vjosës u prish dhe ai nuk mund të ishte më lumi i vetëm i fundit i egër i Europës.

    Prej asaj kohe kanë kaluar 20 vjet. Beketi bëri sikur punoi, Qeveria bëri sikur e dënoi, por kantieri mbeti aty.

    Ilir Meta dhe Sali Berisha u bënë avokatët e tij publik, kur Qeveria e paditi për evazion fiskal për Kalivaçin dhe e fitoi gjyqin ndaj tij. Biles Arbitrazhi e ka dënuar Beketin me një detyrim prej 8 milionë euro që duhet t’ia kthejë shtetit shqiptar.

    Për të kompensuar dëmin, ai fabrikoi një gjyq tjetër arbitrazhi për mbylljen e aktivitetit të televizionit të tij, si pasojë e këti procesi penal, dhe ka fituar një shkallë të tij falë ndihmës së Ministrisë së Drejtësisë së Ilir Metës, e cila fshihte kërkesat e ardhura nga Interpoli, që pyesnin a është në kërkim ky person, apo jo.

  11. Lapsi behuni realist ,Mist eshte mbyllur qe ne Mars mos i’a faturoni Rames ,e dine te gjithe ,ka aresye te tjera ….pyesni njehere !!!

  12. mobilizimin dhe armatosjen e militantëve të PD për të luftuar në Fier dhe Vlorë, lëvizjen e tankeve nga Zallherri drejt Vlorës etj. Urdhrat janë firmosur nga Sali Berisha ish-president, Leonard Demi ish-deputet dhe ambasador i Shqipërisë në NATO deri në 2017, Bashkim Gazidede ish-kreu i SHIK-ut famëkeq, Sheme Kosova ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Adem Çobanit që zëvendësoi Sheme Kosovën, Halit Shama ish-ministër i Brendshëm dhe Safet Zhulali ish-ministër i Brendshëm.

    Operacioni për shtypjen e revoltave popullore për shkak të firmave piramidale është iniciuar me urdhrin nr. 25 datë 26 janar 1997 të Presidentit Sali Berisha për përdorimin e ushtrisë në qytetet e Jugut. Në vijim, në 10 shkurt ’87, ministri i Brendshëm Halit Shamata, me shkesën nr. 8, kërkon transportues të blinduar nga Ministria e Mbrojtjes. Në 1 mars ’97, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Sheme Kosova firmos urdhrin numër 25 për lëvizjen e tankeve të Zallherit në drejtim të Fierit me synim Vlorën. Në këtë kuadër, sipas raportit të komisionit hetimor, gjatë periudhës 25 janar ’97 deri në 9 mars ’97, ministri i Brendshëm Safet Zhulali firmos 23 urdhra për përdorim të avionëve për bombardim të mjeteve të transportit, duke përfshirë edhe zonën e burgut të Bënçes,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *