• |
ide | kryesore

PD e Kukësit voton për kandidatët për deputetë, Bardhi: Pjesëmarrje surprizë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Partia Demokratike nisi sot procesin e votimit nga anëtarësia të kandidatëve për deputetë, në degët e Kukësit, Hasit dhe Tropojës. Pas përzgjedhjes nga një këshill i posaçëm, kandidaturat i kaluan për votim anëtarësisë. Sekretari i Përgjithshëm Gazmend Bardhi që ndoqi procesin tha se pjesëmarrja ishte 70%.

“Entuziazmi dhe pjesëmarrja masive, tregon se demokratët janë gati për ndryshimin që po vjen, janë gati ta shpëtojnë vendin nga kriza e thellë ku ndodhet prej qeverisjes së korruptuar dhe të papërgjegjshme të Edi Ramës. Diferenca mes nesh po bëhet çdo ditë e më e qartë.

Teksa rilindja dhe Edi Rama vendosën në fund me hile të propozojnë mbylljen e listave, pra ku elitat e saj të ndjenjura e të zhytura në përfitime e të kapura nga krimi, të mbijetojnë sërish, demokratët e hapën procesin duke përfshirë gjithë anëtarësinë që në nisje të përzgjedhjes së kandidatëve.

Ne kemi një plan për qytetarët, për t’ua dhënë pushtetin atyre. Kjo duke nisur brenda familjes sonë. PD do të përfaqësohet me më të mirët, me kredenciale të larta e që kanë besimin e publikut. Politikë dhe qeverisje pa lidhje me krimin, me personalitete me integritet. FITORE ✌️✌️” – shkroi Bardhi në Facebook. ©LAPSI.al



5 Comments

  1. Pupupu na moren shpirtin. Shife kur ta humbim dhe kete. Keta rilindasit qekan vdekje. Po na lejne borxhe sa te vazhdojne ti lajne edhe sterniperit tane

  2. Kryeministri Ilir Meta e aprovoi këtë premtim me kontratë. Në Tepelenë kishte shumë dyshime, se ai tipi në krah nuk ishte fare italian, por një durrsak që fliste italisht. Por më në fund u muar vesh që ishte italian. Ishte Francesko Beketi. Falë firmës së Ilir Metës mbi marrëveshje, magjia e Vjosës u prish dhe ai nuk mund të ishte më lumi i vetëm i fundit i egër i Europës.

    Prej asaj kohe kanë kaluar 20 vjet. Beketi bëri sikur punoi, Qeveria bëri sikur e dënoi, por kantieri mbeti aty.

    Ilir Meta dhe Sali Berisha u bënë avokatët e tij publik, kur Qeveria e paditi për evazion fiskal për Kalivaçin dhe e fitoi gjyqin ndaj tij. Biles Arbitrazhi e ka dënuar Beketin me një detyrim prej 8 milionë euro që duhet t’ia kthejë shtetit shqiptar.

    Për të kompensuar dëmin, ai fabrikoi një gjyq tjetër arbitrazhi për mbylljen e aktivitetit të televizionit të tij, si pasojë e këti procesi penal, dhe ka fituar një shkallë të tij falë ndihmës së Ministrisë së Drejtësisë së Ilir Metës, e cila fshihte kërkesat e ardhura nga Interpoli, që pyesnin a është në kërkim ky person, apo jo.

    1. Shteti është njëlloj si familja.
      Nëse në një familje qeverisin fëmijtë e prindërit quheshkan “mbetje”, kjo familje ka marë fund e degjeneron në anarshi e më keq akoma në mafie.
      Sigurisht që në qeverisje e në politikë duhet të synohet që në mënyrë ciklike të sillen të rij me emergji të reja, por të rijtë pa pasur ndihmën e eksperiencën e më të moshuarve,, do të gabonin shumë më tepër se të vjetrit.
      Por edhe ky parim ka përjashtimet e të kundërtat e tij ndonëse të ralla,..
      Fëmijtë e dalë nga prindër që kanë qenë më së paku spiunë të sigurimit enverist, ndikuar nga ambjenti shoqëror e që janë inteligjentë mund të bëhen njerëz të ndershëm e intelektualë progresistë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *