• |
ide | kryesore

Prangoset 51-vjeçari në Kamëz pasi qëlloi me çifte një person

Lajme, Të fundit



Është parandaluar një konflikt i ashpër mes dy personave në Kamëz. Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme. Në pranga ka rënë 51-vjeçari G. N., pasi qëlloi me armë gjahu çifte në drejtim të një shtetasi tjetër.

Të njëjtat burime sqaruan se 51-vjeçari pas një konflikti për motive pronësie me shtetasin me inicialet G. B., me vetëgjyqësi ka qëlluar në drejtim të këtij shtetasi, pa e dëmtuar atë, duke prishur rendin dhe qetësinë publike. Falë reagimit dhe ndërhyrjes në kohë të Policisë u bë parandalimi i përshkallëzimit të mëtejshëm të këtij konflikti dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Kanosja”, “Vetëgjyqësia” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *