• |
ide | kryesore

Reperi Kelly flet për Meghan Fox: Dashuri me shikim të parë

-Instant, Paparazzi, Slider



Reperi ka treguar se si është të jesh në lidhje me Meghan.

30-vjeçari e ka përshkruar takimin me aktoren si dashuri në shikim të parë. “Nuk e kam ditur se çfarë është ajo, derisa vumë kontakt me sy. Atëherë thash: Uau”, ka treguar Kelly në emisionin e Howard. Para se të njihej me 34-vjeçaren, reperi ka qenë në lidhje me femra të shumta, mirëpo asnjëherë nuk ka përjetuar diçka si tani.

“Pasi e incizova pjesën më të madhe të albumit, u dashurova për herë të parë. Ishte përvoja ime e parë kur isha i hapur për dashuri dhe gjëra të tilla. Definitivisht nuk kam menduar kurrë se diçka e tillë mund të më ndodhë”, ka rrëfyer tutje.

Ajo që nuk i pëlqen në këtë lidhje është fokusi i madh i mediave. Kelly ka theksuar se publiciteti i madh rreth jetës së tij private është po ashtu diçka e re për të. “Të gjithë e dinë ku e kam shtëpinë, prandaj është një moment i pakëndshëm, isha duke jetuar krejt normalisht dhe përnjëherë, para shtëpisë sime çdo ditë janë paparacit”, ka thënë ai.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *