• |
ide | kryesore

Shkëndija zvogëloi portat 5 cm: Mourinho e zbuloi dhe e tregon me batutë “mendova se isha zgjatur”

-Instant, Sport

Tekniku i Tottenham Hotspur, Jose Mourinho, ka zbuluar një episode kurioz në lidhje me ndeshjen kundër Shkëndijës së Tetovës. Portugezi tha se duhej ti kërkonte kundërshtarëve të Ligës së Evropës, të rregullonin portat përpara ndeshjes së tyre të enjten, pasi portierët e tij e lajmëruan për faktin se ato ishin shumë të vogla.

Portierët e Spurs, Hugo Lloris dhe Joe Hart vunë re se dimensionet ishin të gabuara dhe i thanë Mourinhos, i cili e diskutoi çështjen me delegatin e UEFA-s për ndeshjen. Pas ndeshjes, Mourinho postoi një fotografi të tij në Instagram gati duke prekur traversën. “Para ndeshjes ishte një situatë qesharake sepse portierët e mi më thanë që porta ishte e vogël,” tha Mourinho pas golave të Erik Lamela, Son Heung-min dhe zëvendësuesi Harry Kane qëlloi ekipin e tij në një fitore 3-1.


“Unë shkova vetë dhe natyrisht porta ishte e vogël. Portierët kalojnë orë dhe orë të tëra në portë kështu që e dinë kur ajo nuk është në dimensionin e duhur. Unë nuk jam një portier, por unë e njoh futbollin që kur isha fëmijë dhe e di se kur qëndroj atje dhe hap krahët sa është distanca, kështu që ndjeva menjëherë që diçka nuk shkonte.
“Ne morëm delegatin e UEFA-s për ta konfirmuar dhe po ishte 5 cm më e vogël (shumë i ulët), dhe natyrisht ne kërkuam që portat të zëvendësoheshin me të reja në dimensionin e duhur.”

Ndeshja u zhvillua në Tose Proeski Arena në Shkup, kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut, pasi stadiumi i Shkëndijës nuk plotësonte kërkesat e UEFA-s. Spurs do të përballen tashmë me Maccabi Haifa në raundin përfundimtar kualifikues të Europa League javën e ardhshme.

 

View this post on Instagram

 

I thought I had grown but then I realised the goal was 5 centimetres lower-Shkëndija 1 – 3 @spursofficial

A post shared by Jose Mourinho (@josemourinho) on

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu