• |
ide | kryesore

Soreca takim me kryetaren e KLGJ-së: BE mbështet rritjen e pavarësisë së sistemit gjyqësor

Lajme, Të fundit



Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca takoi sot kryetaren e Këshilli i Lartë i Gjyqësorit, Naureda Llagami.

Në Twitter Soreca theksoi se këshilli luan një rol kryesor në sistemin e ri të gjyqësorit.

Plotësimi i pozicioneve të mbetura nga Gjykata e Lartë mbetet një përparësi kryesore, sipas tij.

“U takova sot me Kryetaren e KLGJ-së, Naureda Llagami. Këshilli luan një rol kryesor në sistemin e ri të gjyqësorit. Plotësimi i pozicioneve të mbetura të Gjykatës së Lartë mbetet një përparësi kryesore. BE-ja mbështet Këshillin dhe përpjekjet e tij për të rritur pavarësinë dhe efikasitetin e sistemit gjyqësor.”, tha Soreca.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *