• |
ide | kryesore

“Strakosha si Donnarumma, do e ndihmoj të rritet”: Reina pranon ‘status-quo’ e shqiptarit

-Instant, Sport



Në gjithë organikën e Lazios nuk ka asnjë që ka luajtur më shumë në Champions se Pepe Reina. Shoqëria e ka marrë pikërisht për këtë, për ta afruar me Strakoshën e për të dhënë eksperiencën e tij në dhomat e zhveshjes. E ka konfirmuar edhe drejtori sportiv Tare në ditën e prezantimit të portierit të ri: “Për shumë vjet Pepe ka qenë kundërshtari ynë, tani më në fund rrugët tona u kryqëzuan – shpjegoi Tare -. Do të na japë eksperiencë të madhe ndërkombëtare, jemi të lumtur që e kemi”.

Reina ndërkohë i ka idetë e qarta për aventurën e tij tek bardhekaltrit: “Lazio në Itali është një realitet i rëndësishëm, tani duhet të rritemi në Europë. Jam krenar për eksperiencën time ndërkombëtare, por mbeten ndeshje futbolli, shokët e mi pa këtë lloj eksperience duhet të kujtojnë këtë. Dimë të luajmë mirë futboll, duhet ta bëjmë edhe në Champions.

Mendimi i spanjollit nuk mund të mos shkojë tek Strakosha, portieri i përfaqësueses së Shqipërisë, me të cilin do të alternohet: “E kam përjetuar këtë situatë me Donnarumma e besoj se ai është rritur shumë. Për mua është e rëndësishme ta ndihmoj të maturohet. Thomas po bën mirë prej kohësh, është i rëndësishëm për klubin. Unë jam gati sa herë të thirrem në cështje” përfundoi Reina.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *