• |
ide | kryesore

Sulm pranë gazetës “Charlie Hebdo”, disa të lënduar në Paris

-Instant, Lajme, Planet



Një person i pajisur me një hanxhar ka sulmuar disa persona mëngjesin e së premtes në vendin ku më parë gjendeshin zyrat e gazetës satirike “Charlie Hebdo”, që 5 vite më parë ishte objekt i një sulmi terrorist. Tre persona raportohet të jenë plagosur dhe janë dërguar me urgjencë në spital.

Arsyet e këtij sulmi janë ende të panjohura ndërkohë që efektivë të shumtë kanë nisur një operacion për gjetjen e autorit, i cili raportohet të jetë larguar me metro. Së fundmi, një kërcënim tjetër është bërë nga Al Kaeda ndaj gazetës “Charlie Hebdo”, pasi  gazeta vendosi të ripublikojë karikaturat e profetit Muhamed.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *