• |
ide | kryesore

Tenderi për kompaninë e mikut të tij, Rama tregon kur nis puna për ndërtimin e tunelit të Llogarasë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ndertimi i tunelit te Llogarase, tenderin për projektin e së cilës e ka fituar edhe një kompani e Alban Efthimit, mikut të Ramës, do nise ne muajt e pare te vitit te ardhshem.

Megjithese nuk preferoi te jape date, apo muaj, sepse gjithcka mund te ndryshoje nga ndonje e papritur, lajmin e dha kryeministri Rama nga Vlora ku foli dhe per projektin e transformimit te parkut te shtepise se Pavaresise.

Ky projekt do të lidhë bulevardin “Ismail Qemali” me buzën e detit dhe Lungomaren.

“Më në fund do të dalë në dritë shtëpia më e rëndësishme e Shqipërisë, e fshehur pas gardheve e kioskave prej dekadash të tëra; do mbillen shumë pemë e gjelbërim dekorativ, në një tjetër hapësirë fantastike për banorët, vizitorët, turistët”, tha Rama, teksa theksoi se shume shpejt do nise puna edhe per Portin e Madh te Jahteve.

“Per tunelin është bërë gara e projektit, s’po vë data e muaj se për gjithcka mund të ndryshojë por në pjesën e parë të vitit të ardhshëm, ne do fillojmë ndertimin e tunelit të Llogarasë, ama pjesa nga Uji i Ftohtë në Orikum përmes Radhimës do rindërtohet e do bëhet një zonë që ata që kanë bizneset e shtëpitë të kenë forcë tërheqëse më te madhe.

Duam që në Vlorë të kemi me miliona turistë në dhjetë vitet e ardhshme.

E s’mund t’i mbajë as Lungomare as Sheshi i Flamurit, por gjithë zona që do ketë zemër Vlorën, por shumë pika të tjera, ku është edhe Orikumi, e po ashtu deri në Sazan”, tha Rama.

“Porti i jahteve, e kemi diskutuar, për një port turistik, që sjell shumë punësim, ekonomi, e të sistemojmë portin e peshkatarëve, e të kemi dhe një terminal për tragetet në rast se porti turistik do të marrë jetë”, theksoi shefi i Qeverise.



8 Comments

  1. Harroi te thoshte se do te ngjallte dhe vete Ismailin por dhe Selam Musanë!

    Personalisht u zhgenjeva ngaqe nuk do te ndertoje ende nje ure qe e lidh Vloren me Italine…….. se e bën ay!

  2. Kryeministri Ilir Meta e aprovoi këtë premtim me kontratë. Në Tepelenë kishte shumë dyshime, se ai tipi në krah nuk ishte fare italian, por një durrsak që fliste italisht. Por më në fund u muar vesh që ishte italian. Ishte Francesko Beketi. Falë firmës së Ilir Metës mbi marrëveshje, magjia e Vjosës u prish dhe ai nuk mund të ishte më lumi i vetëm i fundit i egër i Europës.

    Prej asaj kohe kanë kaluar 20 vjet. Beketi bëri sikur punoi, Qeveria bëri sikur e dënoi, por kantieri mbeti aty.

    Ilir Meta dhe Sali Berisha u bënë avokatët e tij publik, kur Qeveria e paditi për evazion fiskal për Kalivaçin dhe e fitoi gjyqin ndaj tij. Biles Arbitrazhi e ka dënuar Beketin me një detyrim prej 8 milionë euro që duhet t’ia kthejë shtetit shqiptar.

    Për të kompensuar dëmin, ai fabrikoi një gjyq tjetër arbitrazhi për mbylljen e aktivitetit të televizionit të tij, si pasojë e këti procesi penal, dhe ka fituar një shkallë të tij falë ndihmës së Ministrisë së Drejtësisë së Ilir Metës, e cila fshihte kërkesat e ardhura nga Interpoli, që pyesnin a është në kërkim ky person, apo jo.

  3. YMER GELBAZA KELLIRA E TURPEROJ EDI RAMEN ,DUKE JA PUBLIKUAR DOSJEN SE KRISTAQ RAMA E KISHTE KA**N ME TE FORT SE EDI RAMA

  4. Pas ndertimit te aeroportit te Vlores, tani pritet te ndertohet edhe porti i madh i skafeve. Sapo te mbaroje pandemia, gjithe vendet e BE, 80% e amerikaneve dhe kanadezeve, me shume se gjysma e indianeve te Indise dhe trecereku i kinezeve do kalojne pushimet ne Vlore. Per te perballuar fluksin, rilindja po nderton edhe nje diell arrificial qe do e beje dimrin vere dhe naten dite. Rrofte rilindja, lavdi ndertimeve te kryera nga rilindja

  5. Kur e pash ne tv ate kamionin mendova se per show sikurse rilindja i qan shoferi eshte manekin, por qenka njeri i vertete. Propaganda e megallomania nuk kurseka njeri, qofsh ti shofer kamioni apo militant.

  6. 3D ……………………………………………….. DHE HISTORIA VAZHDON E PERSERITET
    NE FUND KARIN DO MARRI KY POPULL PO E DEGJOJE KETE ZHULS

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *