• |
ide | kryesore

Udhëtimet e Meghan dhe Harry që i kushtuan shumë popullit britanik

-Instant, Paparazzi, Slider

Turneu i fundit zyrtar i Princit Harry dhe Meghan Markle si anëtarë të Familjes Mbretërore u kushtoi taksapaguesve britanikë gati një çerek milioni paund, sipas një llogaritje të fundit zyrtare.


Udhëtimi  në Afrikën e Jugut, Botsvana, Angola dhe Malavi vjeshtën e kaluar, ishte faturuar si një nga ngjarjet më të famshme të vitit mbretëror.


Sot çifti i Sussexes, jeton në SHBA, ku ata janë të pavarur financiarisht pasi kanë nënshkruar një marrëveshje multi milionëshe me Netflix.

Por llogaritë mbretërore të botuara sot tregojnë se 245,643 paund janë shpenzuar në fluturimet e planifikuara dhe një avion privat për çiftin dhe shoqëruesit e tyre, duke i bërë Harry-n dhe Meghan si shpenzuesit më të mëdhenj të buxhetit.

Burimet pranë çiftit e justifikuan koston, duke thënë se ishte një vizitë e miratuar nga Zyra e Jashtme dhe ndihmoi në nxjerrjen në pah të punës së bamirësive të shumta.

Ndërkohë, 210,345 paund të tjera u shpenzuan nga zyrtarët mbretërorë në një aeroplan privat charter për ta çuar Princin Charles në Oman për të bërë nderime zyrtare pas vdekjes së mbretit. Udhëtimi zgjati vetëm dy ditë.

Turneu i Dukës dhe Dukeshës së Kembrixhit, William dhe Kate në Pakistan vitin e kaluar ishte i treti më i shtrenjtë i vitit, me kosto 117,116 £, por u konsiderua një sukses i madh nga ministrat.

Pikëpyetje janë ngritur gjithashtu në lidhje me 15,848 paundet e shpenzuara për Princin Andrew për udhëtimin e tij në Klubin e Golfit Royal Portrush në Irlandën e Veriut që zgjati vetëm dy ditë korrikun e kaluar.

Në tabelën e mëposhtme mund të shihni shifrat marramendëse të parave që janë shpenzuar për udhëtimet e anëtarëve të familjes mbretërore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu