• |
ide | kryesore

Video/ Berisha ndal skuadrën e Berlusconit: shqiptari hipnotizon Gytkjaer e pret penalltinë

-Instant, Sport, Video



Përfundon me rrjeta të paprekura ndeshja inaugurale e Serie B 2020/21. Në Brianteo, në fakt, Monza e Spal nuk shkojnë më shumë se 0-0 në një ndeshje ku të dy skuadrat, në pjesën e dytë goditën traversën, respektivisht me Armellino e D’Alessandro, por ku vendimtar ishte Etrit Berisha. Në të 82′ portieri shqiptar i mohoi fitoren skuadrës së Berlusconit, duke i pritur penalltinë Gytkjaer.

Monza, e kthyer në Seri B pas 19 vjetësh e Spal, që zbriti nga Serie A, inauguruan hapjen e sezonit në U-Poëer Stadium, nën sytë e blerjes së re të Gallianit Kevin-Prince Boateng. E megjithë përpjekjet e Monzës për të arritur tek fitorja, skuadra e Brocchit u përplas tek një Berisha i pakalueshëm, edhe nga pika e bardhë: Dickmann pengoi brenda Sampirisin e Orsato akordoi penalltinë. Gytkjaer, golashënuesi i kampionatit të kaluar, u hipnotizua nga Berisha, që shpëtoi rezultatin edhe në fund në goditjen e Motas.

https://www.youtube.com/watch?v=QsgYnMfbFFI



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *