• |
ide | kryesore

Virusi ka pësuar mutacione/ Studimi: Është bërë më ngjitës

Lajme, Planet



Virusi i Covid-19 po vazhdon të pësojë mutacione gjatë gjithë periudhës së pandemisë. Ekspertët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke parë shifrat alarmante në shumë vende të botës, besojnë se SarsCov2 po bëhet me gjasa më ngjitës. Një studim i fundit, i kryer në SHBA, ka analizuar 5 mijë sekuenca gjenetike të virusit, që ka vazhduar të pësojë mutacion ndërsa përhapej në popullatës. Studimi nuk ka zbuluar nëse mutacionet e virusit e kanë bërë atë më vdekjeprurës apo kanë ndryshuar pasojat, por sipas “Washington Post”, ai mund të merret më lehtë.

David Morens, një virolog në Institutin Kombëtar të Sëmundjeve Alergjike dhe Infektive, thotë se studimi i ri nuk duhet keqinterpretuar por shton se virusi mund të jetë duke reaguar. Morens nënvizon se virusi mund të vazhdojë të pësojë transformime të tjera edhe pasi një vaksinë të jetë në dispozicion, çka do të thotë se vaksina duhet përmirësuar, ashtu si vaksina e gripit që ndryshon çdo vit.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *