• |
ide | kryesore

Yuri Kim sërish në jug, ambasadorja e SHBA-së viziton Gjirokastrën

-Instant, Arkiva, Lajme

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ndodhet në Gjirokastër në vizitën e saj të parë si  kryediplomate e SHBA-së në Tiranë. Gjatë paradites ajo është pritur nga kryebashkiaku Flamur Golemi, me të cilin shëtiti në zonën muzeale, si dhe drekuan së bashku në një prej restoranteve të qytetit. Edhe sonte ajo do të qëndrojë në Gjirokastër, ku pritet t’i bashkohet gjithashtu ministrja e Kulturës, Elva Margariti. Ditë më parë Yuri Kim ishte në Sarandë ku mori pjesë në aksionin për pastrimin e detit nga gomat bashkë me disa aktivistë të shoqërisë civile. Diplomatja e re në Tiranë duket se po ndërton një profil disi më ndryshe nga paraardhësit e saj duke lëvizur më shpesh jashtë Tiranës e duke shkuar pothuajse në cdo qytet të vendit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu