• |
ide | kryesore

46 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, ndërrojnë jetë dy persona

Lajme, Të fundit



46 raste të rejame COVID-19 edhe sot, nga 560 teste të marra në 24 orët e fundit.

2 pacientë me COVID-19 kanë ndërruar jetë gjatë 24 orëve, 1 më shumë se dje.

Sa i përket të shëruarve, 77 pacienteë fituan zyrtarisht betejën me virusin.

 

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 560 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 46 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar dy raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive është 15.425 raste nga 65.454 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 619 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 77 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13.165 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.641”, shkruhet në njoftimin e përditësimit të rasteve të reja me COVID-19.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *