Policia ka dhënë informacion zyrtar lidhur me aksidentin fatal të raportuar fillimisht në Orikum, por ka ndodhur në fshatin Dukat të Llogarasë.
Sipas njoftimit zyrtar, makina tip ‘’Passat’’ ka përplasur biçikletën. Mjeti drejtohej nga një 23-vjeçar me inicialet Dh.Q, që është shoqëruar në Komisariatin e Vlorës.
NJOFTIMI NGA POLICIA
Rreth orës 20:00, në aksin rrugor Orikum-Llogara, automjeti tip Passat, me drejtues mjeti shtetasin Dh.Q., 23 vjeç, banues në Fshatin Dukat, Vlorë, ka përplasur një shtetas ende të paidentifikuar i cili lëviste me biçikletë dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.