• |
ide | kryesore

Akuzohet për trafik klandestinësh, lihet në burg afgani

Lajme, Të fundit



Lihet në burg nga gjykata e Pogradecit afgani Rezo Agbari, i akuzuar për trafikim klandestinësh. Arrestimi u bë 3 ditë më parë, ndërkohë që gjykata ka vendosur me kërkesë të prokurorisë për të dhe Xhosias Hoxha masën e sigurisë arrest me burg.

Gjykata kërkon marrjen e shenjave të gishtave të shtetasit afgan, pasi ka dyshime të forta se 20-vjeçari jo vetëm ka identitet tjetër, por ka edhe një moshë më të madhe.

Dyshohet gjithashtu se shtetasi Rezo Agbari është kapur edhe herë të tjera nga policia kufitare dhe Frontex, dhe sa herë është kapur ka paraqitur identitete të tjera.

Ndaj 20-vjeçarit prokuroria e Pogradecit ka dyshime se ky person është ai që ka kryer transportimin e shtetasve që vijnë nga vendet me konflikt nga kampet greke të refugjatëve drejt kryeqytetit dhe më pas drejt vendeve te BE.

Policia kufitare në juglindje të vendit ka bërë me dije se pas arrestimit të shtetasit afgan, pothuajse ka pushuar transportimi i shtetasve të huaj nga Devolli drejt Tiranës, çka dhe për policinë tregon se ky shtetas në bashkëpunim me persona të tjerë, kanë kryer gjatë gjithë kësaj kohë transportin e klandestinëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *