• |
ide | kryesore

Basha: Me taksën e sheshtë 9% do të konsolidojmë shtresën e mesme

Lajme, Të fundit

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka premtuar një taksë të sheshtë 9%, pasi sipas tij ajo do të konsolidojë shtresën e mesme të shoqërisë.


 


Sipas liderit të PD-së, taksa e sheshtë është shtylla kurrizore e një shoqërie.

“Taksa e sheshtë 9% është një rrugë përmes së cilës ne do të konsolidojmë shtresën e mesme të shoqërisë. Ajo është shtylla kurrizore e një ekonomie të shëndetshme dhe të qëndrueshme në qytet dhe fshat. Kjo është vetëm një nga mënyrat se si do të fuqizojmë të gjithë ata që punojnë. Puna dhe mundi juaj nuk duhet të mbitaksohen. Përkundrazi, sa më shumë para në xhepat tuaja, aq më mirë për ekonominë tonë. Këto 7 vite, qeveria Rama ka rritur taksat më shumë se çdo qeveri tjetër më parë, duke i keqmenaxhuar dhe shpërdoruar ato si asnjëherë më parë”, u shpreh Basha.

Ai gjithashtu shtoi se do t’i lehtësohen procedurat bizneseve si dhe investitorëve.

“Shqipëria ka nevojë për frymëmarrje, shqiptarët duan mbështetje dhe lehtësi fiskale nga shteti, dhe jo një qeveri arrogante, që ju nxjerr vetëm pengesa. Ne do e rishikojmë të gjithë paketën e taksave aktuale për t’ia lehtësuar procedurat bizneseve dhe investitorëve vendas dhe të huaj. Unë e di që do na duhet të marrim vendime të rëndësishme dhe ne do t’i marrim ato së bashku.

Qellimi ynë është që të kemi një shoqëri të qëndrueshme, me një shtresë të mesme solide në zemër të saj dhe me institucione që ju shërbejnë qytetarëve dhe jo partive. Bashkë do ta largojmë të keqen dhe do sjellim ndryshimin që duan të gjithë!”, tha Basha.

4 Comments

  1. Lulzim Basha kopjon statutin e PPSH të Enver Hoxhës për kandidatët: Të ruajmë unitetin brenda partisë dhe pastërtinë e saj, të ndalohen debatet. Ja masat e ndëshkimit

  2. Ne Shqiperi nuk ka shoqeri e as klase te mesme, ka vetem babezi per para e nje pakice, shtet i çoroditur, shtetar qe vetem vjedhin, drejtesi e vdekur,te rrinjte qe largohet nga Shqiperia e pensionista te mjere. Dhe qershia mbi torte jane partite politike me premtimet e tyre qesharake ku dhe vete nuk e besojne e jo ma te tjeret. Premtimet per x perqindje taksash e realiteti qe te pasurit behen ma te pasur e te varferit ma te varfer

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu