• |
ide | kryesore

Detaje të tjera nga ngjarja në Progradec, pranë nënës gjendet edhe vajza 10-vjeçare

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Të tjera detaje janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Pogradec. Sipas burimeve nga policia, fëmija i gjetur pranë nënës i është i seksit femër, rreth 10 vjeç. Mësohet se 10-vjeçarja ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore pas trajtimit në Spitalin e Pogradecit, ndërsa në momentet e para është gjetur e nxirë në fytyrë, pasi dyshohet se prej 24 orësh nuk kishte konsumuar ushqim. Ndërkohë nga institucionet do të njoftohen shërbimi social Korçë për të bërë të mundur një zgjidhje të kësaj situate për të strehuar fëmijën, i cili ka humbur tashmë të dy prindërit.

Ndërkaq është mësuar së nënës së saj, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur, do t’i bëhet ekspertiza mjekoligjore për shkaqet e vdekjes. Gruaja, sipas policisë, ka nënshtetësi maqedonase. Nga ana tjetër, policia ka gjetur në banesën e kësaj të fundit kuti me ilaçe çka ngre pistën e një vetëvrasjeje të mundshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *