• |
ide | kryesore

Flet vëllai i të ekzekutuarit nga RENEA në Elbasan: Lefteri kaloi 1997-ën dhe s’pati probleme

Arkiva, Lajme, Të fundit

Thanas Zhidru, vëllai i Lefter Zhidru, teksa qëndronte dje në pritje për të marrë trupin e pajetë të të vëllait nga morgu i Elbasanit, është shprehur se vëllain e ka njohur si njeri të qetë dhe nuk ka pasur të bëjë asnjëherë me armët.


Madje, sipas tij, ai nuk ka pasur probleme as në vitin 1997, pavarësisht trazirave të kohës.


Thanasi rrëfeu për “Abc News” se Lefter Zhidru ishte martuar tri herë dhe kishte 5 fëmijë.

Gruaja e parë, me të cilën kishte pasur një djalë, i kishte ndërruar jetë nga një sëmundje.

Ishte martuar për herë të dytë duke pasur tre djem dhe së fundmi, në martesën e tretë kishte pasur një vajzë 14- vjeçare.

“Jam Thanas Zhidru, vëllai i Lefter Zhidrut. Nuk dinim asgjë nga këto gjëra këtu, e dinim që ishte mirë me familjen e tij, me gruan dhe vajzën. Dhe u habitëm dje kur e pamë në televizor. Ai nuk ka pasur të bëjë fare, asnjëherë me armë apo gjëra. Ka 15-20 vjet në Elbasan dhe as nuk ngacmoi njeri apo ta ngacmonte njeri. Kaloi 1997-ën dhe nuk pati asnjë problem”, është shprehur ai.

A ju ka shfaqur ndonjë problem?

Para katër ditësh ka komunikuar motra ime dhe më tha se ishin shumë mirë.

Më tha që kishte folur me vëllain, nusen dhe vajzën. Kishin folur në telefon, ishin duke qeshur.

Edhe motra ime vuri duart në kokë dje dhe gjithçka është enigmë. Ai ka qenë shumë i duruar me njerëzit.

2 Comments

  1. mobilizimin dhe armatosjen e militantëve të PD për të luftuar në Fier dhe Vlorë, lëvizjen e tankeve nga Zallherri drejt Vlorës etj. Urdhrat janë firmosur nga Sali Berisha ish-president, Leonard Demi ish-deputet dhe ambasador i Shqipërisë në NATO deri në 2017, Bashkim Gazidede ish-kreu i SHIK-ut famëkeq, Sheme Kosova ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Adem Çobanit që zëvendësoi Sheme Kosovën, Halit Shama ish-ministër i Brendshëm dhe Safet Zhulali ish-ministër i Brendshëm.

    Operacioni për shtypjen e revoltave popullore për shkak të firmave piramidale është iniciuar me urdhrin nr. 25 datë 26 janar 1997 të Presidentit Sali Berisha për përdorimin e ushtrisë në qytetet e Jugut. Në vijim, në 10 shkurt ’87, ministri i Brendshëm Halit Shamata, me shkesën nr. 8, kërkon transportues të blinduar nga Ministria e Mbrojtjes. Në 1 mars ’97, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Sheme Kosova firmos urdhrin numër 25 për lëvizjen e tankeve të Zallherit në drejtim të Fierit me synim Vlorën. Në këtë kuadër, sipas raportit të komisionit hetimor, gjatë periudhës 25 janar ’97 deri në 9 mars ’97, ministri i Brendshëm Safet Zhulali firmos 23 urdhra për përdorim të avionëve për bombardim të mjeteve të transportit, duke përfshirë edhe zonën e burgut të Bënçes,

  2. Ja ke fut pordhes kot plako , cfare lidhej ka kjo pas 23 vjet apo 8 vjet ripjellje. Edhe pse pretenduat ripjellje te shqiptarve vetem ikjen dhe varret arritet si sukses. Nuk shtyhet ushtria duke bo shurren o i paemer 10,50. 🤮🤮

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu