• |
ide | kryesore

GP Katalonja, spektakël i Yamahas: pole position i Morbidelli, që gati theu rekordin

-Instant, F1, Sport



Pole position i GP të Katalonjës shkon për Franco Morbidelli. Përfaqësim super për pilotin italian të team Petronas që në kualifikuese e mbyll me kohën 1’38”798, përpara shokut të skuadrës Fabio Quartararo (+0”210) e Valentino Rossi (+0”331) që kompleton një vijë të parë të gjithën të targuar Yamaha. Provë për tu harruar për Francesco Bagnaia e Andrea Dovizioso që, të rrëzuar në Q1, do të nisen nga vendi i 14° e 17° në start.

Është dita e Petronas, mes firmës e zyrtarizimit për 2020-2021 të Valentino Rossi e një vije të parë të fituar nga pilotët e saj në Barcelonë. Ai që rrëmbeu pole position në GP të Katalonjës është një super Franco Morbidelli që në drejtim të M1 xhiron në pistë në kufijtë e kohës rekord të regjistruar në 2018 nga Jorge Lorenzo. Për pilotin roman, që vinte nga një garë e komplikuar në Misano-2 pas disa problemeve shëndetësore që nuk e lejuan të japë maksimumin, një vend i parë i jashtëzakonshëm me kohën 1’38”798 që la pas me 210 të mijtat Fabio Quartararo e atë që do të jetë, pikërisht në të njëjtën skuadër, në sezonin e ardhshëm.

Objektiv i arritur për Doktorin që në Montmelò nuk do ishte kënaqur me një vend përtej vijës së dytë në kërkim të podiumit numër 200 në garën që fikson numrin 350 GP në klasin mbretëreshë. Me kohën e tretë të arritur, të kronometruar në 1’39”129, Rossi merr vendin e fundit të vijës së parë, duke i lënë Miller, Vinales e Zarco vijën e dytë.

Kualifikuese për tu harruar për Ducatin që sheh pilotët e tij kryesorë, mes team Factory e Pramac, të mos arrijnë të kalojnë në Q1. Shumë keq Bagnaia (14°), akoma më keq Dovizoso që do të niset nga vija e gjashtë në vendin e 17°. Për pilotin nga Forli nuk mund të shkonte më keq se kaq, duke parë që, për të ruajtur kryesimin e renditjes në Botëror, do të jetë i detyruar të rikuperojë nga vendi i fundit në start.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *