• |
ide | kryesore

I shpërndante drogë të dënuarve, arrestohet stomatologu i burgut 313

Arkiva



Policia arreston stomatologun e  burgut 313 në Tiranë, pasi është zbuluar se i shpërndante lëndë narkotike të dënuarve në bashkëpunim me një të paraburgosur.

Stomatologu u zbulua nga droga që iu gjet një të burgosuri. Ky i fundit kishte qenë për vizitë te stomatologu dhe pasi doli që aty iu gjet sasia e lëndës narkotike rreth 100 gr drogë.

“Drejtoria e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Burgje, në bashkëpunim me strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, kryen një operacion të mirëkoordinuar për arrestimin e një punonjësi të IEVP 313 për të cilin ka pasur dyshime bindëse mbi aktivitetin e tij dhe një të paraburgosuri.

Pas informacioneve të marra, SHKBB ka vlerësuar dhe organizuar punën për kapjen dhe goditjen e një rasti shpërndarjeje të lëndës narkotike në IEVP Jordan Misja, ku si pasojë u bë arrestimi i stomatologut dhe një të paraburgosuri.

I paraburgosuri R.S. rreth orës 11:30 të datës 25.09.2020 është vizituar tek stomatologu i IEVP 313 Jordan Misja, F.B., kabineti i të cilit ndodhet në godinën B të institucionit. Pas vizitës dentare, ura metal-detektor gjatë kthimit të këtij të paraburgosuri ka dhënë sinjal dhe pas kontrollit fizik në trupin e tij u gjet një sasi e konsiderueshme lëndë e dyshuar narkotike rreth 100 gram e mbështjellë me letër alumin dhe me plastmas”, shkruhet në njoftim.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *