• |
ide | kryesore

Kultivonte bimë narkotike, arrestohet 26- vjeçari në Lushnje

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një 26 vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Lushnje pasi policia ka zbuluar se ky i fundit kultivonte bimë narkotike. Shtetatasi me iniciale J. H banues në Lushnje përballet me akuzat “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Ndërkohë është proceduar penalisht për “Moskallëzim krimi” shtetasi i mitur A. D. pasi ka patur djeni për këto bimë të kultivuara dhe nuk ka kallëzuar krimin.

Njoftimi i policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, gjatë kontrollit të territorit, në fshatin Plug, konstatuan të mbjella disa bimë narkotike cannabis sativa. Nga hetimet e kryera rezulton se autor i kultivimit të këtyre bimëve është shtetasi J. H., 26 vjeç, banues në Plug, Lushnje( i dënuar më parë për “Kultivim të bimëve narkotike”).

Gjithashtu, nga kontrolli i ushtruar në banesën e këtij shtetasi, u gjetën disa doza me lëndë narkotike cannabis sativa dhe heroinë si edhe fara bime narkotike cannabis sativa.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier arrestuan në flagrancë 26-vjeçarin për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, si edhe proceduan penalisht për “Moskallëzim krimi” shtetasin e mitur A. D., pasi ka patur djeni për këto bimë të kultivuara dhe nuk ka kallëzuar krimin.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier dhe Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprime të mëtejshme.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *