• |
ide | kryesore

Në ditën më të lumtur, Gashi mer lajmin më të trishtë

-Instant, Paparazzi, Slider

Gashi do të performojë sot këngën e tij “Mama” së bashku me Sting në një nga spektaklet më të ndjekura në Amerikë, The Tonight Show Starring Jimmy Fallon. Pavarësisht se 25 shtatori duhej të ishte një ditë e madhe për reperin me origjinë shqiptare, ai është zgjuar me një lajm shumë të trsihtë.


Gashi ka marrë në mëngjes një mesazh se një nga miqtë e tij më të mirë është ndarë nga jeta. Ai ka treguar se kjo ngjarje i shkatërroi ditën e tij të madhe dhe se ndihet shumë keq. Gashi shprehet se ka mbetur i shokuar dhe se do të donte shumë që e gjithë kjo të ishte një makth për të.


“Isha shumë i lumtur këtë mëngjes dhe më pas mora një mesazh të tmerrshëm se humba një nga miqtë e mi, që ishte një njeri shumë special. Ishte një nga miqtë e mi më të mirë! Do të përpiqem të jem pozitiv sot, për shkak të spektaklit, por dua që ju të luteni. Shfaqja e tij e fundit, ishte shfaqja ime”, thotë reperi në një video.
“Më është thyer zemra Noah, do më mungosh shumë! Jam i shokuar, sepse supozohej që kjo të ishte një ditë e madhe për mua dhe do të doja shumë që kjo të ishte thjesht një makth e të zgjohesha”, ka shkruar më pas ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu