• |
ide | kryesore

PD: Qeveria nuk ka marrë asnjë masë, rreth 160 mësues të infektuar me COVID-19

Lajme, Të fundit



Partia Demokratike  e quan dështim situatën aktuale në shkolla, ku rreth 160 mësues janë të infektuar me COVID-19.

Ish-deputetja e PD-së Albana Vokshi deklaroi se kryeministri Edi Rama është i fokusuar tek riciklimi i mashtrimeve elektorale të viteve të shkuara dhe ka lënë mësuesit e nxënësit në mëshirë të fatit.

Ajo akuzoi drejtuesit e shkollave për fshehtësi të informacionit, me qëllim mbulimin dhe dështimin e partisë në pushtet, duke hapur kësisoj shkollat pa asnjë plan.

 

“Numri real duhet të jetë shumë më i lartë për dy arsye:
1. Tamponimi është bërë pak ose aspak

2. Edi Rama ka urdhëruar kodin e heshtjes. Asnjë drejtues nuk bën transparencë e nuk informon stafin mësimor, prindërit e nxënësit duke krijuar një situatë shumë të rënduar psikologjike. Mësuesit, nxënësit së bashku me familjarët janë në panik që shkaktohet më së shumti nga pasiguria, frika që vjen nga mungesa e informacionit”, shprehet Vokshi.

 

 



3 Comments

  1. Në një postim në rrjetet sociale, Kulluri shkruan se procesi skandaloz i “përzgjedhjes së kandidatëve”, është prova që tregon planin e Lulzim Bashës, për të shkatërruar PD-në.

    “Partia Demokratike qe drejtoi rrezmin e komunizmit ne 1990 detyron kandidatet per “kandidate per deputete” te nenshkruajne nje deklarate te tipit kinez maoist gjate procesit te perzgjedhjes!

    Perbetime komuniste si keto vetem kandidatet per anetar partie te PPSH-se mund te kene bere ne Shqiperi! Nje turp per ata qe e kane perpiluar dhe ofruar per nenshkrim atyre qe ende besojne tek ky lidership “idiot”! Fatkeqesisht nuk mund tu vesh asnje emer tjeter!

  2. Po pse eshte kjo baxhelle akome ne PD. Vodhi sa deshi, rregulloi dashnorin dhe familjen, iku me partine e comve dhe u kthy prap me honger nonji kocke. Ka 30 vjet qe bo kshu goca oficerit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *