• |
ide | kryesore

Përse Brad Pitt ka frikë ta zyrtarizoi lidhjen me modelen 22-vjeçare

-Instant, Paparazzi, Slider



Ndarja nga Jennifer Aniston dhe më pas nga Angelina Jolie e ka bërë Brad Pitt ta vërë në dyshim një martesë të tretë. Ylli i Hollywood-it, që është ende në proces negocimi pas divorcit nga Jolie, duket se nuk e ka ndërmend t’i propozojë sërish dikujt për martesë.

Aktualisht Brad është në një marrëdhënie me Nicole Poturalski, që është dhe vetë e martuar. Siipas raportimeve modelja është e martuar, por në një marrëdhënie të hapur me Roland Mary. Një burim pranë “Us Weekly” tha se Brad është treguar realist për lidhjen me Nicolan, është i lumtur përkrah saj, por nuk mendon të martohet me të, të paktën në një të ardhme të afërt.

Së fundmi Pitt u shfaq në një film virtual me bashkëshorten e tij të parë, Jennifer Aniston, dhe të gjithë fansat shpresuan për një ribashkim mes tyre. Por burime pranë dy aktorëve thanë se ata janë thjesht dy miq të mirë të njëri-tjetrit, por nuk mundet kurrsesi të rikthehen bashkë si çift.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *