• |
ide | kryesore

Pogradec/ Gruaja gjendet e pajetë në banesë, vajza nën kujdesin e mjekëve

Lajme, Të fundit



Gjendet e pajetë në banesë, pa shenja dhune, trupi i pajetë i shtetases Maria Markovska, rreth 45 vjeçe. Ajo dyshohet të ketë ndërruar jetë nga shkaqe natyrale disa ditë më parë.

Viktima jetonte me vajzën e saj shtetasen J. M., 9 vjeçe, e cila vuan nga paaftësi fizike dhe aktualisht ndodhet në Pediatri nën kujdesin mjekësor.

Trupi i shtetases M. M., është dërguar në morgun e Spitalit dhe pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *