• |
ide | kryesore

Policia bën thirrje për kujdes pas reshjeve të dendura të shiut

Lajme, Të fundit



Policia rrugore ka shtuar prezencën e shërbimeve në të gjitha akset rrugore dhe i bën apel të gjithë drejtuesve të mjeteve që të bëjnë kujdes pasi ka prezencë të ujit në disa rrugë.

Më poshtë disa nga këshillat për drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët:

Drejtuesit e mjeteve të mos qarkullojnë me shpejtësi, të mos kryejnë manovra apo parakalime të gabuara, të vendosin rripin e sigurimit dhe të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit.

Drejtuesit e motomjeteve të vendosin kaskën mbrojtëse, ata të bicikletave të ndriçojnë biçikletën gjatë udhëtimit dhe në rast reshjesh të dendura të ndërpresin lëvizjen deri në qetësimin e motit, që të mos rrezikojnë jetën e tyre.

Gjithashtu një vëmendje të veçantë duhet të tregojnë edhe këmbësorët që tentojnë të kalojnë nga njëri krah i rrugës në tjetrin, pasi për shkak të shiut dhe të errësisrës, rreziku është i madh për t’u përfshirë në aksident rrugor.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *