• |
ide | kryesore

Sekuestrohen 68 mijë paund në Rinas, shtetasi tunizian nuk i kishte deklaruar

Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia Kufitare e Rinasit njofton se ka godetur një tjetër rast të mosdeklarimit të të hollave në kufi.

Sekuestrohen 67850 paund, ndërsa është proceduar penalisht nje 63-vjeçar nga Tunizia. Shërbimet e Policisë Kufitare në Rinas, si rezultat i shtimit të kontrolleve, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në analizën e riskut, në hyrje të RSH-së, kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë, shtetasin J. D., 63 vjeç, lindur në Tunizi dhe banues në Angli.

Gjatë kontrollit të ushtruar, shtetasit të lartpërmendur, në çantën e tij të shpinës dhe në valixhe, shërbimet e Policisë Kufitare, i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 67 850 paund.

Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga ana e seksionit të ZMP-së, shtetasi J. D. u procedua penalisht për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *