• |
ide | kryesore

Shtohet numri i të prekurve nga COVID-19 në Europën Qëndrore

Lajme, Të fundit



Sllovakia ka thyer rekordin e saj për rritjen ditore sa i takon numrit të rasteve të reja me  COVID-19 për të katërtën ditë radhazi, duke raportuar 522 të infektuar ditën e premte, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë të botuara sot.

“Kjo rritje është më e larta që nga shpërthimi i pandemisë në vend në mars”, tha Ministria.

Sipas statistikave zyrtare, 8 600 persona janë infektuar dhe 44 kanë vdekur nga COVID-19.

Në Republikën Çeke dhe Poloni u raportuan gjithashtu rritje të rasteve me COVID-19.

2 946 raste të reja COVID-19 u regjistruan dje në Republikën Çeke, rritja më e lartë ditore në javën e kaluar dhe jo shumë larg rekordit të 17 shtatorit me 3 126 raste ditore.

Polonia raportoi 1 584 raste të reja, pasi raportoi një rekord të lartë me 1 587 raste vetëm një ditë më parë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *